E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Gjyqtaret pa imumitet. Nisma ti paraqitet parlamentit

“Imuniteti eshte i pavlefshem! Çdo qytetar duhet te ndjehet i barabarte me ato qe i gjykojne. Pas diskutimit me shoqatet e gjyqtareve te institucionalizohet gatishmeria t’i çohet kuvendit heqja e imuniteteit”. Ky ishte apeli i presidentit te republikes dhe njeheresh kreu i KLD-se, Bamir Topi.

“Imuniteti është I pavlefshëm. Kjo do të bëjë të mundur që çdo qytetar I thjeshtë I cili është pa imunitet të shikojë tek njerëzit që monitorojnë dhe drejtojnë sistemin e drejtësisë që ata që I drejtojnë janë njësoj si ata. Në mënyrë që imuniteti të mos jetë koracë për të mbrojtur cilindo nga një proces, të gjeni jo vetëm predispozicionin, por dhe të institucionalizohet në mënyrë që të shprehet gatishmëria dhe t’I çohet kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që parlamentarët të vendosin edhe për këtë që konsiderohet shumë e rëndësishme. Kalohet edhe në gjëra të sanksionuara me ligj. Kjo do ta rregullonte gjyqësorin” tha Topi.

Presidenti terhoqi vemendjen edhe per organin e akuzes, te cilit i beri thirrje te punoje ne menyre profesionale dhe te ndershme edhe me policine gjyqesore, pasi sipas tij ne nje vend demokratik gjerat nuk mund te funksionojne me dy standarte. Kreu i KLD-se, kerkoi shqyrtim te hollesishem te procedurave te ndjekura nga gjykata ne procesin shume te ndjeshem te tragjedise se Gerdecit.

“Shteti i së drejtës nuk funksionon në mënyrë të segmentuar. Sikurse për fat të keq shfaqet herë pas here tek organi I akuzës I cili domosdoshmërisht duhet të punojë shumë profesionale dhe të ndershme dhe me policinë gjyqësore, vazhdon pastaj me të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor” tha Topi.

Gjate nje viti gjyqesori shqiptar merr ne shqyrtim mbi 80 mije çeshtje. Inspektoriatet e KLD dhe Ministrise se Drejtesise kane nisur inspektimin e kesaj ceshtjeje dhe pritet konkluzioni i tyre ne lidhje me respektimin e  procedurave nga gjykata e Tiranes.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›