Rama PS do hyje ne zgjedhjet e 8 Majit
Partia Socialiste nuk do të bojkotojë zgjedhjet vendore të tetë majit. Konfirmimi vjen për herë të parë nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Pas thirjes së një dite më parë të Parlamentit Europian kreu i socialsite në një konferencë për shtyp ka hedhur poshte idetë për mospjesmarje duke thënë se zgjedhjet vendore nuk mund të zhvillohen pa opozitën.
“Ju siguroj që ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet dhe zgjedhjet pa ne nuk bëhen. Përsa i përket ballafaqimit me këtë koalicion të turpit ne na duhen garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme e plotësisht transparente dhe jemi gati të ballafaqohemi në çdo moment. Ne jemi të interesuar për kushtet, për garancitë, për transparencën” tha Rama.
Por pavarësisht vendimit për të marë pjesë në zgjedhjet vendore, Rama ka vazhduar të këmbëngul se zgjidhja e krizës në shqipëri do të vij vetëm nga zgjedhjet e parakohshem duke lajmëruar vazdimin e demonstratave.
“Ne besojmë që dalja e plotë nga kriza mund të garantohet vetëm duke vendosur zgjedhjet e reja, si një mundësi për shqiptarët që të rizgjedhin në mënyrë të lirë dhe të ndershme qeverinë e tyre. Njerëzit kanë të gjitha arsyet dhe janë të ftuar që pasnesër në orën 4 të rikthehen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vazhduar një betejë që është përditë e më shumë beteja e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi për të mundur të normalizojnë jetën e tyre në këtë vend” tha Rama.
Kryetari i opozitës ka vazhduar të akuzojë qeverinë Berisha për dhunim të sistemit të drejtësisë të dëshmuar sipas tij me dësthimin e procesit të Gërdecit, hetimin e vrasjeve të 21 janarit dhe deputetit Xhindi.
Aurela Papadhima