Kriza, Livington apel politikës: Zgjidhni paqësisht ngërçin
VJENË- Ministri Britanik për Europen David Livington komenton sërish situatën në Shqiperi gjatë një vizite të tij sot në Vienë. Diplomati britanik sjell në vëmendje vizitën e ambasadorit Lajcak, kohët e fundit në Shqipëri në përpjekje për të qetësuar siç shprehet ai një krizë të rrezikshme politike. tashmë
‘Ne duhet të kërkojmë nga udhëheqësit politikë të Shqipërisë të zgjidhin në mënyrë paqësore ngërcin e gjatë politik në atë vend dhe të rivendosin Shqipërinë në rrugën e procesit të anetaresimit ne BE. Ky është vizioni britanik i një Europe dinamike dhe vizionare’- u shpreh Livington duke theksuar se kjo është një axhendë thellësisht pozitive dhe jo negative.
‘Sigurisht punët e Bashkimit Evropian mund të përmirësohen, dhe ne jemi të vendosur të jemi të angazhuar për ta bërë këtë, por ndalimi i vrullit të zgjerimit nuk është absolutisht zgjidhje e problemeve të brendshme të Europës.”-përfundon deklaraten e tij Ministri Britanik për Europen David Livington.
(e.m/news24/BalkanWeb)