Parlamenti i Shqiperise i heq imunitetin deputetit Ilir Meta

Parlamenti shqiptar votoi sot per heqjen e imunitetit parlamentar deputetit dhe kryetarit te LSI-se Ilir Meta i dyshuar nga prokuroria se ka bere presion per te marre rryshfet ndaj ish-ministrit te ekonomise Dritan Prifti ne nje video te regjistruar nga ky i fundit.
Pothuaj te gjithe deputetet e pranishem votuan pro 128 dhe vetem 2 kunder heqjes se imunitetit te tij ndersa edhe vete zoti Meta ka deklaruar nje muaj me pare se nuk i njeh vetes asnje imunitet se eshte ne dispozicion te organeve te drejtesise.
Zoti Meta tha ne parlament se ai nuk ka bere presion per rryshfet se videoja eshte e montuar dhe se ai ka pranuar te hetohet shume jave me pare. Zoti Meta tha se kerkesa e prokurorise per heqjen e imunitetit ishte shume e vonuar dhe se me shmangien e kesaj vonese mund te ishin shmangur edhe ngjarjet e dhunshme te 21 janarit.
Perfaqesuesi i Partise Socialiste deputeti Namik Dokle tha se opozita ishte e gatshme te votonte per heqjen e imunitetit te cdo ligjvenesi te kerkuar nga prokuroria duke kerkuar madje qe imuniteti i zotit Meta dhe i zotit Prifti te hiqeshin njekohesisht ne seancen e sotme. Ndersa perfaqesuesi i Partise Demokratike Astrit Patozi tha se ne shtyrja e imunitetit te zotit Prifti per javen tjeter eshte bere thjesht per aresye procedurash parlamentare.
Prokuroria e pergjithshme i kerkoi parlamentit te hiqet imuniteti i deputetit Ilir Meta per te nisur hetimet mbi dyshimet per presion me qellime perfitimi bazuar ne videon e pare si dhe deputetit Dritan Prifti mbi dyshimet per ndarje rryshfeti me nje vartes te tij bazuar ne videon e dyte materiale filmike te regjistruara nga vete ish-ministri Prifti.