E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Gra ne Kuvend, me shume se 30%

Rozeta Rapushi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, akuzoi rende dje politiken dhe kreret e institucioneve se po cenojne qellimisht, pranine e grave ne poste te rendesishme.

I pranishem ne ceremonine e diplomimit te grave ne "Zhvillimin e lidereve te rinj ne politike", program i NDI. Teper kritik dhe i ashper, kreu i shtetit u shpreh se personalisht, kishte rezerva te medha dhe per caktimin e mases 30 per qind te grave ne listat per kandidate ne zgjedhje. "Nuk kam qene i lumtur qe eshte vendosur nje shifer 30%, absolutisht. Nuk eshte mire te vendosim standarde mekanike, puna eshte te krijojme kushte, te krijojme hapesira qe konkurrimi te jete i lehte edhe per grate. Ligji proporcional sigurisht qe e favorizon kete pune, sepse ligji mazhoritar pavaresisht perfaqesimit qe kishte, i vendoste zonjat ne nje pozicion te diskriminuar", u shpreh Topi. Sipas kreut te shtetit, eshte e nevojshme qe nga periudha e tranzicionit, te kalohet ne nje periudhe stabiliteti, si nje shtet i barabarte mes te barabarteve. Ne pozitat aktuale per barazine gjinore ne vend, sipas Presidentit, duket sikur drejtuesit e institucioneve kerkojne te krijojne hapesira per dicka qe konsiderohet arritje, ne menyre artificiale. "Absolutisht jo! Pjesemarrja e gruas ne shoqeri, ne institucione, duhet te jete nje proces natyral dhe nje proces jetik per shoqerine tone. Une qe flas, sigurisht sot vij ketu jo vetem me deshiren qe pjesemarrja e grave ne te gjitha institucionet te jete e pranishme, por te vije e te ekuivalentohet me pjesemarrjen e burrave", theksoi Topi. Ai permendi, se personalisht ne detyren e kreut te shtetit, ka emeruar me shume zonja, se sa zoterinj. Kreu i shtetit permendi dekretet e tij per anetare femra ne Gjykaten e Larte, apo institucione te tjera si Prokuroria e Pergjithshme apo Gjykata Kushtetuese, vende qe dikur cilesoheshin tabu per femrat. I pranishem ne kete eveniment ishte edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers. Ashtu si kreu i shtetit dhe Uidhers, u shpreh pro rritjes se prezences se gruas ne politike dhe ne jeten aktive vendimmarrese. Ndaj kreu i shtetit Topi, falenderoi ambasadorin Uidhers, qe eshte gjithmone i pranishem ne aktivitete te tilla per te promovuar lidershipin e ri.

"Akti i dhunimit te grave te verbra, akt i shemtuar qe demton imazhin"

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, kerkoi dje reagimin e institucioneve shteterore, ndaj aktit te dhunimit te dy grave te verbra nga biznesmeni, disa dite me pare. Kreu i shtetit u shpreh se akte te tilla dhune, jane nje imazh i keq per vendin. "Akte te tilla jane te shemtuara per imazhin e shoqerise shqiptare. Institutet specifike duhet te denoncojne publikisht nje rast te tille. Eshte detyrim institucional", u shpreh Presidenti, duke e cilesuar nje akt shume te shemtuar, dhunen e ushtruar dite me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›