E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Sfida e Shqiperise, zgjedhjet e 28 qershorit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha dje se sfida e Shqiperise, jane zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Duke mbajtur fjalen ne Asamblene Parlamentare te NATO-s, Topalli theksoi se Shqiperia nuk e konsideron kurre si nje dhurate, anetaresimin ne aleancen e Atlantikut te Veriut. "Ky anetaresim eshte sa fryt i reformave dhe perpjekjeve te suksesshme te bera ne vitet e fundit, po aq edhe nje kapitull i ri detyrimesh dhe sfidash. Sfida kryesore qe Shqiperia ka perpara jane zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit", u shpreh ajo, duke kerkuar monitorim sa me te gjere te zgjedhjeve ne vend. Ajo theksoi se ndihet krenare qe shqiptaret po shkojne ne zgjedhje, me nje infrastrukture teresisht te re dhe moderne. "Per here te pare ne kemi nje Kod te ri Elektoral, te votuar me konsensus ne Parlament, kemi institucione zgjedhore te miratuara po me konsensus qe funksionojne ne permbushje te gjithe detyrimeve ligjore, per here te pare zgjedhesit shqiptare kane regjistrin e tyre elektronik, dhe ajo qe eshte me e rendesishme, per here te pare shqiptaret kane kartat e tyre te identiteti, karta te nje standardi nga me te lartet dhe me modernet ne Evrope, me tregues te forte sigurie", theksoi Topalli. Te pranishem ne Asamble ishin; Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, Presidenti i Asamblese Parlamentare te NATO-s John Tanner, Kai Eide etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›