Topi: Gratë do të përcaktojnë rezultatin e 23 qershorit
TIRANE - Drejtuesit e FRD-së të njësisë nr. 9 në Tiranë organizuan një takim me vajza dhe gra të kësaj njësie në kuadër të forcimit të rolit të gruas shqiptare në politikë.
Në fjalën e tij, kreu i FRD-së, Bamir Topi, u shpreh se gratë në Shqipëri përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe si rrjedhojë kanë në dorë dhe do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Ai theksoi faktin se në kushtet kur në politikë mbizotëron një mentalitet maskilist është e vështirë për gratë të gjejnë hapësira për t'u bërë pjesë aktive e politikës.
“Zakonisht gratë futen në politikë si femra, por ndonjëherë përfundojnë të jenë pjesë e mentalitetit maskilist, siç është edhe rasti i parlamentit tonë. Edhe pse gratë duket sikur kanë pak rol në shoqëri, ato janë mbështetja e parë për familjen, ato janë gjysma më e mirë e shoqërisë”, u shpreh ai.
Topi shprehu kënaqësinë që në pozicionin e Presidentit të Republikës ka mbështetur gjithmonë barazinë gjinore dhe ka stimuluar një pjesëmarrje më të madhe të gruas në politikë, ndërsa siguroi se të njëjtin qëndrim vazhdon të ketë edhe tani në angazhimin e tij politik si kryetar i Frymës së Re Demokratike.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Topi: Gratë do të përcaktojnë rezultatin e 23 qershorit