E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 2010, pasaporta biometrike per te gjithe shqiptaret

Brenda vitit te ardhshem, shqiptaret do te kene mundesine te gjithe te pajisen me pasaporta biometrike. Ne nje interviste per Televizionin "Klan", shefi ekzekutiv i firmes "Aleat" qe prodhon dokumentet e reja, Jean Aleain Jouan, shprehet se dokumentet jane shume te sigurta dhe fton te gjithe shqiptaret, t'i marrin sa me shpejt ato. Ai sugjeron edhe ngritjen e nje zyre aplikimi, ku kapaciteti i prodhimit eshte te plotesoje kerkesat e Shqiperise. Nderkohe qe thekson se keto dokumente te sigurise se larte, do te lehtesojne shqiptaret te udhetojne lirisht.

Zoti Jouan, si po ecen procesi i prodhimit te pasaportave biometrike?

Me duhet te them se aplikimi per pasaportat biometrike, eshte hapi i pare drejt liberalizimit dhe lehtesimit te vizave per Shqiperine dhe per hyrjen e saj ne komunitetit evropian. Pasaportat biometrike qe ne prodhojme, permbajne te gjitha aspektet e sigurise ne fazat e kontrollit dhe udhetimit te njerezve. Keto jane dokumente te nje sigurie te larte. Fale tyre, komuniteti evropian do te lehtesoje qytetaret shqiptare te udhetojne lirisht dhe se dyti, te futen ne Bashkimin Evropian. Ne si kompani, sugjerojme ngritjen e nje zyre aplikimi, ku kapaciteti i prodhimit te plotesoje kerkesat e Shqiperise. Eshte nje vendim i cdo qytetari nese do te aplikoje per pasaporte, por eshte edhe nje vendim i atij qe do te udhetoje drejt Evropes, ne nje menyre te lehte. Pasaportat jane nje menyre e duhur, ndaj eshte ne doren e cdo qytetari nese do te aplikoje ose jo. Por ne ofrojme te gjitha kapacitetet e nevojshme per te plotesuar keto nevoja.

Cfare mund te thuhet per sigurine e ketij dokumenti identifikimi?

Ky dokument eshte nje nga me te sigurtit ne Evrope dhe ne kemi te gjitha kapacitetet per ta prodhuar ate. Sot jane dy nivele kapacitetesh. Kemi nje kontrate me Republiken e Shqiperise dhe kemi detyrime ndaj saj. Detyrimet tona jane te prodhojme nje produkt cilesor. Kemi treguar muajin e shkuar, se jemi ne gjendje te plotesojme me shume se 50% te ketyre nevojave apo kerkesave. Gjithsesi, nese neser do te kete kerkesa te tjera, ne do t'i plotesojme ato. Per te shtuar prodhimin apo per te punuar edhe jashte orarit. Gjate muajit gusht, ne prodhuam dy here me shume se c'na u kerkua. Do te thote, se mund te prodhojme me shume. Do te jete ne interesin e Shqiperise dhe te kompanise sone per te balancuar procesin e aplikimit me ate te prodhimit. Ajo qe u sugjeroje qytetareve shqiptare, eshte qe te vijne dhe te aplikojne dhe ti marrin pasaportat biometrike.

Me nje dokument te tille identifikimi, a mund t'i jepet kontribut edhe drejtesise ne vend, per verifikimin e personave me precedente penale?

Per sa i perket njerezve me precedente penale, qe perpiqen te kapercejne sistemin, mund te arrestohen shume lehte. Ajo qe ne prodhojme, eshte teper e sigurt qe me siguri do te ndihmoje qeverine dhe policine per te identifikuar personat qe humbasin apo vjedhin. Njerezit e ndershem, do te kene me shume siguri dhe liri, ndersa ata qe nuk respektojne ligjin, do te kene shume probleme dhe kjo eshte e sigurt. Siguria, do te thote identifikim i njerezve qe nuk ndjekin ligjin. Nuk do te thote kontroll. Ne mund te identifikojme shume lehte njerezit qe kerkohen nga ligji. Dokumente te sigurta prodhohen me standarde te vecanta. Per te prodhuar nje produkt te tille, nevojitet se pari nje dokument i sigurt, prodhimtari e sigurt e ketyre dokumenteve ne sensin qe ndertesat te jene te sigurta sic i keni pare.

Mund te na flisni me ne detaje per procesin e hedhjes se informacionit, ne dokumentet e reja?

Informacionet qe shkarkohen, duhet te jene te sigurta dhe qe nuk mund te modifikohen. Kompania jone, qe po prodhon keto dokumente, ofron siguri per qytetaret. Detyra jone eshte per te regjistruar informacionin e duhur per qytetaret ne menyre biometrike dhe per ta hedhur kete informacion ne nje dokument. Por ky informacion, duhet te ruhet me kujdes dhe nuk duhet shfaqur ne publik, me perjashtim kur kete informacion e kerkojne perfaqesues te policise dhe prokurorise.

Cfare do t'u thoshit shtetasve shqiptare, per te marre pasaportat biometrike?

Ky eshte nje hap, eshte nje kerkese e bere nga komuniteti nderkombetar. Nga ana tjeter, qytetaret shqiptare, duhet te kuptojne qe ne nuk mund te prodhojme 1 milione pasaporta ne muaj. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe ne t'i japim qytetareve shqiptare, sherbimin me te mire. Do te sugjeroja qe ata qe duan te udhetojne, te mos presin e te mos aplikojne ne minuten e fundit per pasaporten. Ne kemi nje kontrate me qeverine shqiptare dhe kemi treguar se mund te prodhojme me shume se c'na kerkohet. Ne mund te risim prodhimin tone, por ne cdo rast interesi yne eshte te prodhojme me shume qe te jete e mundur. Ky eshte nje shembull qe nese qytetari aplikon rregullisht, ne do u japim nje sherbim te mire. Per me teper, ne ofrojme dokumentin me te mire dhe te sigurt dhe kjo ne krahasim me projekte te tjera, dokumentet shqiptare, jane me te mirat. Jo vetem nga ana estetike, por edhe per sa i perket sigurise. Ndaj eshte me te vertete nje dokument i standardeve te larta. Qytetaret shqiptare duhet te aplikojne rregullisht. Kurse per ata qe aplikojne, do tu kerkoja te vijne te marrin pasaportat. Sot eshte nje ceshtje e vogel, por do te na ndihmoje sepse njerezit nuk vijne ti marrin rregullisht dokumentet. Kjo krijon veshtiresi dhe eshte shume keq, qe ne prodhojme shume dokumente ne nje kohe te shkurter, dhe te pakte jane ata qe vijne dhe i terheqin dokumentet e tyre. Ndaj nese qytetaret mund te vijne, te aplikojne e t'i terheqin, do te ishte mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›