Topi Grate shihen si kandidate jo te sigurta ne nje politike agresive

Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate ceremonise se dorezimit te diplomave ne perfundim te Projektit mbarekombetar trevjecar te OSBE-se per rritjen e rolit te grave ne qeverisje Rritja e kapaciteteve te grave kandidate ne funksion te zgjedhjeve vendore 2011 eshte shprehur e partite duhet te risin pranine e gjinise femerore ne radhet e tyre.
Ceremonia nisi me fjalen e Ambasadorit te OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart i cili e vuri theksin tek rendesia e pjesemarrjes se grave ne proceset zgjedhore dhe e rritjes se numrit te tyre ne politike cka do te duhet te tregohet edhe tani ne zgjedhjet e aferta lokale pasi nismat per forcimin e rolit te grave ne shoqeri jane tregues per proceset integruese te Shqiperise ne familjen evropiane dhe percaktues ne permiresimin e cilesise se qeverisjes dhe forcimin e shtetit te se drejtes.
Ne fjalen e tij Presidenti Topi u shpreh se personalisht ne ushtrimin e funksionit te Kryetarit te Shtetit jam perpjekur te mbeshtes rritjen reale te perfaqesimit gjinor duke shtuar se ka promovuar brenda kompetencave kushtetuese dhe kritereve ligjore nje numer te madh grash profesioniste ne poste drejtuese ne Gjykaten Kushtetuese Gjykaten e Larte nivelet e tjera te gjykatave ne sherbimin diplomatik ne institucionet kushtetuese me lidhje funksionale me Presidentin si edhe ne vete stafin e tij politik.
Presidenti tha se jemi ndoshta vendi i vetem ne Evrope ku drejtuesit nominale te Gjykates se Larte dhe te institucionit te Prokurorise jane gra te cilat jane njeheresh edhe te parat gra drejtuese ne keto institucione ne gati nje shekull te shtetit shqiptar.
Topi ka theksuar se partite politike ende nuk e kane shnderruar ne kulture barazine gjinore duke theksuar se shembull i qarte jane listat e kandidateve per zgjedhjeve lokale te 8 majit.
Fatkeqesisht kemi nje kontrast te thelle midis premtimeve te partive politike per rritjen e pranise se grave ne vendimmarrjet politike dhe listave zyrtare te kandidateve. Kontrasti eshte i dukshem sidomos ne kandidimin nominal per kryetare njesie. Numri i kandidateve femra eshte fare minimal. Kjo do te thote se partite ende nuk e kane shnderruar ne kulture sjelljeje barazine dhe perfaqesimin gjinor ende grate shihen kandidate jo te sigurta ne nje mjedis politik agresiv ku fatkeqesisht jo gjithnje votohet per programet dhe vlerat e kandidateve u shpreh Presidenti.
Gjate fjales se tij Topi beri thirrej qe fushata elektorale per zgjedhjet lokale te 8 majit te vijoje normalisht. Klima e konfliktualitetit politik ne momente te caktuara gati-gati in extremis ka krijuar probleme mjaft serioze per jeten e institucioneve te politikes dhe te shoqerise shqiptare tha Topi. Ai pershendeti perpjekjet e aktoreve nderkombetar dhe vete gatishmerine e faktoreve politike per tiu rikthyer normalitetit.