E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Hiqni dore nga retorikat nevojitet dialog

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka pritur ne nje takim perfaqesuesin e Komunitetit te Sant Exhidios Vincenzo Paglia. Gjate ketij takim Topi u ka bere thirrje partive politike ne vend se duhet hequr dore nga retorika e ashper per tiu rikthyer dialogut konstruktiv politik e institucional dhe per tu pergatitur e zhvilluar sipas standardeve zgjedhjet e ardhshme vendore te 8 majit 2011.

Ne njoftimin e zyres se shtypit te presidentit thuhet se edhe ne kete takim qe Kryetari i Shtetit shqiptar zhvilloi me Imzot Paglian u diskutua per zhvillimet e fundit dhe situaten ne Shqiperi qe ka ngjallur shqetesim jo vetem tek qytetaret shqiptare por edhe tek dashamiresit e vendit tone kudo. Presidenti Topi ka vene ne dukje se keto zhvillime kane pushtuar jo vetem diskursin politik publik shoqeror por edhe mendjet e qytetareve shqiptare te cilet aspirojne vlera demokratike e evropiane te sjelljes dhe pergjegjesise politike shteterore dhe institucionale. Nga ana e tij Paglia vleresoi rolin e ekuilibruar dhe moderator te deshmuar nga Kryetari i Shtetit ne kete situate dhe nenvizoi rendesine e perballimit se saj me maturi dhe pergjegjshmeri. Paglia ne Shqiperi ka luajtur rol edhe ne vitin 1991. Ky eshte takimi i dyte brenda pak muajsh. Topi priti Vincezon Paglian edhe me 29 janar te ketij viti.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›