Topi-Josipoviç: Statusi në 100 vjetor, dhuratë e madhe
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç duke garantuar mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi, Josipoviç theksoi se se marrja e statusit kandidat në 100-vjetorin e pavarësisë do të ishte një dhuratë shumë e madhe për Shqipërinë.
“Kroacia është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e integrimit në Bashkimit Europian. Rruga jonë ka qënë e vështirë kemi luftuar korrupsionin por në këtë proces Kroacia do ta shohë Shqipërinë si një mik të vërtetë. Shqipëria do të hasë në të gjithë problemet që ka hasur edhe Kroacia por ajo ka rastin që disa gjëra t`i bëjë më mirë dhe Kroacia është e gatshme do ta ndihmojë Shqipërinë në këtë drejtim. Dua të theksoj se ne kemi pasur një rrugë shumë të vështië, kemi pasur problem korrupsionin por edhe me minoritetet e ndryshme në kohën pas luftës por Shqipëria mund të ketë rrugë më të lehtë. Është me rëndësi që të ruhet dëshira e popullit për tu antarësuar në Bashkimin Europian” ka theksuar Josipoviç.
Ai gjithashtu ka vlerësuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona por ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Kroacisë dhe Shqipërisë. “Dy qeveritë tona do të marrin hapat e para që bashkëpunimi ekonomik të jetë më i mirë si në bujqësi, turizëm dhe në energjitik. Edhe pse ka firma kroate që punojnë në shqip numri i tyre dhet të jetë më i madh” ka shtuar më tej Josipoviç.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenti Topi ka theksuar se me homologun kroat është biseduar për intensifikimin e bashkepunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. “Njoha presidentin Josipoviç se Shqipëria feston këtë vit 100 vjetorin e pavarësisë. Jemi besimplotë që ky vit është i veçantë, të jetë edhe viti kur Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për BE”- tha Topi.
vijon..