E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selia roze zbaton taksen progresive brenda vetes

Shifrat Ne kuotizacionet e reja taksohen me shume biznesmenet dhe deputetet

Partia Socialiste filloi zbatimin e taksave te saj progresive nisur nga nivelet e ndryshme te kuotizacioneve qe miratoi per anetaret e saj gjate vitit 2012. Ne listen e vlerave te kuotizacioneve qe mori miratimin e anetareve te kryesise PS ka vendosur qe shumen minimale ta paguajne studentet pensionistet dhe te papunet dhe ate me te larten ta paguajne anetaret e kesaj partie te cilet jane biznesmene. Sipas dokumentit te miratuar te gjithe anetaret e PS-se te cilet jane studente pensioniste te papune dhe punonjes fshati do te paguajne vetem 200 leke kete vit ne formen e kuotizacionit per anetaresimin e tyre ne PS. Nga ana tjeter biznesmenet te cilet jane anetare te kesaj partie do te paguajne 100-fish me shume per kuotizacionin e tyre duke paguar nje vlere prej 20.000 lekesh vetem per vitin 2012. Nga ana tjeter PS ka vendosur qe te punesuarit ne sektorin shteteror dhe ate te vogel privat te paguajne nje kontribut prej 1000 lekesh per kete vit. Ndersa deputetet e PS-se pritet te paguajne 6-fish me shume duke qene te detyruar te paguajne nje vlere prej 6.000 lekesh te reja ne vit per anetaresimin e tyre. PS ka vendosur kuota te diferencuara edhe sa i perket kryetareve te bashkive dhe komunave te cilet drejtohen nga socialistet dhe ne lidhje me anetaret e keshillave te bashkive dhe komunave. Vihet re qe PS ka zgjedhur te perfitoje nga kryetaret e kategorive te pare nje shume prej 20.000 lekesh shume kjo e njejte me ate qe pritet te kontribuojne biznesmenet. Nga ana tjeter kryetaret e bashkive te nivelit te dyte duhet te paguajne 10.000 leke ne muaj per kuotat e tyre. Ne dokumentin e miratuar nga Asambleja Kombetare e PS-se behet ditur se ne rastet kur anetaret preken ne me shume se nje nga kategorite e mesiperme te parashikuara ne vendin atehere ata jane te detyruar te paguajne tarifen me te larte. PS pritet te nise javen e ardhshme dhe mbledhjen e kuotave te saj per vitin 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›