E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkojme qe urdherdhenesit te dalin para drejtesise

21 janari

Kreu i PS-se Edi Rama ne fjalen e tij drejtuar anetareve te Asamblese e nisi me nje kerkese per prokurorine e cila kishte ne thelb jo vetem zbardhjen e emrave qe vrane me 21 janar por cuarjen e tyre perpara drejtesise. Sipas Rames prokuroria e ka te lehte sot per ti shkuar ceshtjes se 21 janarit deri ne fund nisur edhe nga ndihma e madhe qe ka ardhur prej FBI-se amerikane.

Per sa na takon dhe per interesin kombetar e publik ne funksion te nje shteti te mirefillte te se drejtes ne Shqiperi ne nuk jemi te interesuar vetem per te dale ne drite dora e ekzekutoreve por edhe per tu vene perpara pergjegjesise urdheruesit e tyre deklaroi Rama duke i bere ne menyre te terthorte edhe nje kerkese gjykates e cila eshte hallka e fundit ne sistemin e drejtesise. Ne mbledhjen e djeshme qe vinte nje dite pas perkujtimit qe opozita i beri njevjetorit te ngjarjeve te 21 janarit Rama falenderoi familjaret e kater te vrareve me 21 janar por edhe personalisht ambasadorin amerikan Aleksander Arvizu i cili sipas tij ka qene kembengules ne nevojen per nje hetim te thelle te asaj qe ndodhi me 21 janar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›