Topi: KLSH të bashkëpunojë me institucionet kundër korrupsionit
TIRANË-Presidenti Bamir Topi priti sot Kryetarin e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.
Në këtë takim të parë zyrtar, bën të ditur zyra e shtypit e presidencës, Kryetari i Shtetit e përgëzoi zotin Leskaj për zgjedhjen në këtë post të lartë me përgjegjësi duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e tij të rëndësishme në krye të një institucioni të pavarur kushtetues.
Presidenti Topi theksoi se institucioni që drejton zoti Leskaj “duhet të gëzojë një komunikim organik dhe frytdhënës me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, sidomos përsa i përket luftës kundër fenomenit negativ të korrupsionit.”
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për urimet dhe besimin ndaj tij, dhe e njohu me strategjinë dhe objektivat e punës së institucionit që ai drejton duke “e siguruar për përkushtimin, ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe transparencën për të kryer sa më mirë funksionin e tij ligjor në bashkëpunimin të plotë edhe me institucionet e tjera në luftën kundër korrupsionit”.
(d.b/BalkanWeb)