E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, lirohet Ledio Ruci, ishte kapur 1.5 gr kanabis

DURRËS- Lirohet Ledio Ruci, djali i depuetit socialist Gramoz Ruci, i cili u kap tre ditë më parë nga policia e Durrësit me 1.5 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e qytetiti bregdetar, ku ka qenë i pranishëm dhe vetë Ledio Ruci.

Trupi gjykues e ka vlerësuar urdhërin për ndalimin e tij si të pavlefshëm. Ndërkohë që Prokuroria edhe pse kërkoi detyrim paraqitje, kishte konsideruar si të paligjshëm kontrollin e automjetit. Ndërkaq, avokati mbrojtës pretendoi se urdhër-ndalimi për Ledio Rucin ishte lëshuar 5 ditë para ndalimit të tij.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›