Seanca, sot prova e tretë për ligjet me 3/5
Mazhoranca nuk heq dorë së testuari opozitën në lidhje me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Kuvend. Për të treten seancë radhazi në rendin e tij të punimeve të Kuvendit janë përfshirë sërish një sërë nismash ligjore që për t’u miratuar kërkojnë me patjetër dhe konsensusin e opozitës. Por megjithatë ky përbën një fakt të njohur se rendi i ditës është i njëjtë me atë që ishte përfshirë edhe në kalendarin e miratuar para një jave nga Kuvendi vetëm me votat e mazhorancës. Kështu në rend të ditësh është përfshirë projektligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative” si dhe katër nisma të tjera që ndryshojnë Kodin Penal. Ajo që është përfshirë e re kalendar është projektligji “Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbajtja e dy interpelancave, një e thirrur nga deputeti Erion Braçe me kryeministrin Sali Berisha për politikat qeverisëse në raport me pasuritë kombëtare, interesin dhe privat. Gjithashtu nesër do të zhvillohet dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Ritvan Bode, e thirrur nga deputetja Mimi Kodheli për çështjet e financave.