Kongresmeni: Sfidat e Obamës dhe Ramës, të njëjta
Kreu i PS-së, Edi Rama, është takuar gjatë ditës së djeshme me një delegacion amerikan me në krye kongresmenin Gary Peters.
Gjatë takimit, Rama ka folur për programin e Partisë Socialiste, veçanërisht për ekonominë, që sipas Ramës, është në krizë të thellë.
Rama u ndal veçanërisht tek taksa progresive, e cila ka shkaktuar shumë debat që prej shpalljes së saj në programin e socialistëve, por dhe mbi shërbimin shëndetësor universal dhe theksoi vizionin që partia që ai drejton do të ketë për arsimin profesional dhe bujqësinë.
Në Amerikë, flitet për 99% të të indinjuarve, Partia Socialiste flet gjithashtu për 95% që kanë më pak se 5% “, theksoi Rama.
Kongresmeni Peters i krahasoi këto sfida të njëjta me ato të presidentit Obama, duke inkurajuar një vendosje të barazisë sociale.