E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Në këtë takim mungonte pala serbe dhe përfaqësuesit e saj.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Komandanti i Komandës së Aleancës për Operacionet në Evropë të NATO-s, Admirali Xhejms Stavridis, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Kreu i Mbrojtjes shqiptare, Arben Imami, ka folur për zhvillimin e ushtrisë sonë në kuadër të sfidave të sigurisë. 

Presidenti, Bamir Topi, pjesëmarrës në këtë takim, theksoi se këtu së bashku ndahen problematikat dhe shqetësimet. “Shqipëria konfirmon mbështetjen e plotë dhe dëshirën e madhe që të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe shtetin më të ri, Kosovën, të bëhen pjesë e projektit të përbashkët euroatlantik. Bindja jonë është se integrimi i të gjitha vendeve në NATO, përbën një garanci reale për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik afatgjatë në të gjithë rajonin”, tha Topi.

"Le të shohim ngjarjet në Kosovën veriore për të sjell ndërmend faktin se ende ka politika dhe qarqe të cilat të ardhmen e shohin përmes projekteve nacionaliste duke cenuar parime e vlera të shenjta për demokracinë. Me rëndësi themelore mbetet një vullnet i qartë politik refuzues ndaj çdo projekti të tillë, izolimi i çdo ideje që tenton të rishpallë dhe rivendosë vija ndarëse etnike dhe mbështetja e çdo politike e qëndrimi që e sheh të ardhmen aty ku të gjithë popujt tanë duan – në bashkimin e plotë me vlerat, parimet euroatlantike", shtoi ai./Start/

                                                                                             2011-12-09 14:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›