E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët si Petrit Vasili: Mos shkoni në protestat e opozitës se sëmureni. Të shtunën e protestës do bëhet mësim

Share

Vladimir Putin po bën gjithçka që të pengojë protestat në rritje të opozitës. Kështu, shkollat do jenë të hapura ditën e shtunë, edhe pse zyrtarisht është pushim. Shkak është paralajmërimi për një protestë masive. Mësuesit kanë shpikur një test për fundviti në mënyrë që të nxjerrin nxënësit në mësim.

Dhe si të mos mjaftojë kjo, njësoj si Petrit Vasili që deklaronte se nuk duhet të shkojmë në miting se sëmuremi, edhe një nga mjekët kryesorë të Kremlinit ka thënë se demonstruesit nuk duhet të mblidhet sepse rrezikohet ndonjë epidemi.

Genadi Onishenko, kreu i shërbimit sanitar në Rusi, tha se u këshillon rusëve të mos dalin sepse do sëmuren.

Ndërkohë Putin vijon të tregojë dhëmbët ndaj Perëndimit. Ai ka deklaruar se ne jemi fuqia bërthamore më e madhe në botë si kërcënim pas deklaratave të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, se zgjedhjet nuk ishin të rregullta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›