Topi: Krenar që Kosova po shkon drejt fundit të Pavarësisë së mbikëqyrur
TIRANË- Presidenti Bamir Topi uron Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për ditën e Pavarësisë.
“Ky është një vit i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë, duke na bërë të ndihemi shumë krenarë jo vetëm për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe për progresin e madh në ndërtimin e shtetit që Kosova dhe qytetarët e saj po arrijnë, drejt përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur. Këto suksese janë arritur nga sakrifica të mëdha dhe shekullore të të gjithë shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, duke bërë që dy vendet tona të jenë gjithmonë e më afër në të gjitha drejtimet”, thuhet në mesazhin e presidentit.
Topi shkruan më tej në mesazhin e tij se, Kosova do gjejë tek Shqipëria gjithmonë mbështetjen e përzemërt dhe vëllazërore.
(ma.ar/BalkanWeb)