E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu Prishtinë-Beograd më 21 shkurt

BRUKSEL- Raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është caktuar për të martën e ardhshme, më 21 shkurt, ka deklaruar për mediat serbe, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësues së lartë për siguri dhe politikë të jashtme, Catherine Ashton.

Në rend ditë do të jetë çështja e përfaqësimit të Kosovës nëpër forume rajonale, për të cilën, siç thuhet, palët kanë përafruar qëndrimet, pas përpjekjeve intensive të ndërmjetësit të BE-së, Robert Cooper.

Diplomati britanik u ka prezantuar liderëve kosovarë ofertën që Kosova dhe Serbia të pajtohen që shteti i ri të paraqitet në nisma rajonale vetëm me fjalën “Kosovë” dhe me një shenje ku do të shkruhej se paraqitja bëhet në bazë të Rezolutës 1244, por ku do të përmendej edhe Opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›