Demokratët paralajmërojnë Topin!

Reagimi erdhi nga deputetët e mazhorancës në komisionin parlamentar të Ligjeve, duke reaguar mbi rastin më të fundit të rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut, i propozuar nga Topi për në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
"Për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë. Ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ky ishte propozimi i Presidentit të Republikës, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese", shprehen deputetët në deklaratën e tyre.
Duke respektuar Presidentin e Republikës, ata i kërkojnë atij që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit./Start/
2011-11-05 12:13