E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super e thyer super kurnace superfuqi

Gjate viteve te fundit shpesh u kam thene miqve evropiane Pra ju nuk e pelqyet boten kur Amerika kishte teper fuqi... Shikojeni tani se sa mund ta pelqeni boten me shume pak fuqi amerikane pasi situata po kalon ne nje teater gjeopolitik afer jush...


Po Amerika ka kaluar nga fituesi suprem i Luftes II Boterore me pistoleta dhe mjalte per te gjithe ne nje nga dy superfuqite gjate kohes se Luftes se Ftohte. Me pas u be kombi i domosdoshem pasi e fitoi Luften e Ftohte ndersa tani ka kaluar ne Superfuqine kurnace.


Mesohuni me kete term. Ky eshte pseudonimi yne i ri. Pacifistet amerikane nuk kane nevoje me qe te shqetesohen rreth lufterave qe i zgjedhin. Ne nuk mund ta perballojme me nje pushtim te Grenades. Qe nga fillimi i Recesionit te Madh te vitit 2008-te eshte bere e qarte se natyra e te qenit udheheqes politik apo i korporatave ne Amerike po ndryshon.


Gjate pjeses me te madhe te kohes se pas Luftes se Dyte Boterore te qenit udheheqes nenkuptonte te ofroje gjera per popullin. Sot dhe se paku gjate dekades se ardhshme te qenit udheheqes do te thote te marresh gjera nga populli.


Thjesht nuk ka shanse qe udheheqesit e Amerikes - derisa duhet te marrin me shume gjera nga votuesit e tyre - te mos shohin se cilat jane mundesite qe te kursejne para ne politiken e jashtme dhe ne lufterat e huaja.


Politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes jane shenja se si po deshton vazhdimi i ecjes ne te njejten rruge. Shume fusha te tjera jane te parat qe po perjetojne shkurtesa buxheti.
Dhe shkurtesat ne buxhet do vazhdojne.

Qysh tani mund te degjoni paralajmerime te tilla nga Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates. Nje superfuqi amerikane qe kursen sigurisht qe do te kete efekte te cilat do te perhapen ngadale ne te gjithe globin.


Superfuqia kurnace Udheheqja Globale Amerikane ne kohen kur parate e thata jane tejet te nevojshme - eshte ne fakt titulli i nje libri te ri te mikut tim Michael Mandelbaum ekspert i politikave te jashtme ne Universitetin John Hopkins.


Ne vitin 2008-te Mandelbaumi shkruante se te gjitha format e pensioneve qeveritare dhe sigurimeve shendetesore perbejne 4 te fitimit bruto prodhimit te pergjithshem ne SHBA.


Ne shifrat aktuale dhe me lindjet e shumta qe shpejt do te fillojne te perfitojne nga sigurimi social dhe kujdesi shendetesor ne vitin 2050-te ata do te perbejne 18 te cdo gjeje qe e prodhojne SHBA-te. Kjo ceshtje dhe para se gjithash shpenzimet per te dale nga ky recesion do ta transformojne ne menyre fondamentale jeten publike ne SHBA dhe si pasoje edhe politiken e jashtme.


Gjate 7 dekadave te fundit edhe ne politiken e jashtme dhe ate te brendshme ajo qe i perkufizonte kerkesat tona ishte termi me shume - vlereson Mandelbaum. Fakti percaktues i politikes se jashtme ne dekaden e dyte te shekullit 21 dhe me tutje do te jete me pak.


Kur superfuqia e vetme e botes perballet me kaq shume borxhe ndaj vetes dhe shteteve te tjera cdokush do ta ndjeje kete. Si Veshtire te parashikohet. Megjithate ajo qe e di eshte se tiparet me unike dhe me te rendesishme te politikes se jashtme amerikane gjate shekullit te kaluar kane qene te nivelit ku diplomatet forcat detare ajrore dhe tokesore te SHBA-ve i ofronin te mira materiale botes nga deterat e hapura ne tregjet e hapura dhe nga vetepermbajtja ne kunder-terrorizmin prej se ciles perfitonin edhe shume te tjere perpos nesh.


Fuqia e SHBA-ve ka qene forca kyce qe e mirembante stabilitetin global dhe ofronte qeverisje globale gjate 70 vjeteve te fundit. Ky rol nuk do te zhduket por pa dyshim qe do te tkurret. Fuqite e medha jane zbehur edhe me pare.


Britania per shembull. Por sic shkruan edhe Mandelbaum kur Britania nuk mund te ofronte me qeverisje boterore ate e zevendesuan SHBA-te. Asnje shtet tani nuk qendron i gatshem ti zevendesoje SHBA-te. Pra humbja e paqes nderkombetare dhe prosperitetit ka potencialin qe te rritet derisa Amerika terhiqet.


Evropa eshte e pasur por vetem vajton. Kina eshte e pasur si shtet por ende teper e varfer ne aspektin e pasurise per koke banori prandaj do te detyrohet te mbese e perqendruar ne ceshtjet e brendshme dhe te rajoni i saj.


Rusia e dehur me nafte mund te shkaktoje probleme por jo aq sa te projektoje pushtet. Rrjedhimisht bota do te behet me e parregullt dhe me e rrezikshme parasheh Mandelbaum.


Si te lehtesohet ky trend Mandelbaum argumenton per tri gjera E para ne kemi nevoje qe te kthehemi ne rrugen e qendrueshme te rritjes ekonomike dhe te riindustrializmit me cfaredo sakrifice dhe konsensusi te nevojshem politik.


E dyta duhet te bejme listen e prioriteteve. Ne kemi shijuar nje shekull ku mund ta kishim nese flasim per politiken e jashtme ate qe eshte vitale dhe ate qe eshte e deshirueshme.


Per shembull mund te supozoj se me njerez dhe para ne sasi te pakufishme ne mund te arrijme sukses ne Afganistan. Por a eshte vitale nje gje e tille Jam i sigurt qe eshte e deshirueshme por a eshte edhe vitale


Krejt ne fund ne duhet ta mbeshtesim baraspeshen tone dhe ta dobesojme ate te armiqve. Menyra me e mire per ta bere kete eshte me nje takse shume me te larte te benzines.


Amerika eshte shume afer qe te mesoje nje leksion te veshtire mund te huazosh arritjen deri te prosperiteti ne plan afatshkurter por jo te behesh fuqi gjeopolitike ne plan afatgjate. Kjo kerkon nje motor te vertete te rritjes ekonomike.


Per ne vrapimi i shkurter tashme ka mbaruar. Ishte nje kohe qe kur mendonim seriozisht per politiken e jashtme amerikane nuk ishte e nevojshme te mendonim seriozisht per politikat ekonomike. Kjo kohe gjithashtu ka perfunduar. Nje Amerike qe mbahet peng nuk do te merret aq seriozisht nga te tjeret.


Editorialist i se perditshmes amerikane International Herald Tribune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›