E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me bashkiaket u kerkon te pergatiten per cdo aksion politik

TIRAN - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama do te nise se shpejti nje tur takimesh me elektoratin ne te gjithe Shqiperine. Ne ditet ne vijim do te percaktohen edhe detajet e tjera mbi axhenden qe do te ndjeke kryesocialisti. Gjithcka eshte mesuar dje gjate nje takimi te zhvilluar midis liderit te opozites dhe krereve te bashkive socialiste. Teme kryesore e diskutimit ishte aksioni i ri politik i selise roze. Burime nga ky takim bejne te ditur se kryesocialisti ka sqaruar situaten aktuale politike. Gjate fjale se mbajtur perpara krereve te bashkive socialiste Rama ka sjelle ne vemendje kundershtimin e mazhorances per kryerjen e hetimit te zgjedhjeve. Gjithashtu lideri i PS-se ka sqaruar edhe aferat korruptive te lidhura me qeverine si dhe ceshtjen e zgjedhjeve te ardhshme vendore.

Per te gjitha keto ceshtje kreu i opozites u ka kerkuar perfaqesuesve socialiste te vendosin kontaktet me bazen dhe tiu shpjegojne atyre problemet te cilat realisht po vuan vendi. Per te perforcuar kete nisme kryetari i Partise Socialiste u ka komunikuar krereve te bashkive socialiste se vete ai do te ndermarre nje tur takimesh ne te gjithe Shqiperine per te sqaruar keto probleme. Edhe ne kete takim kryesocialisti ka udhezuar perfaqesuesit e opozites qe te jene te pergatitur dhe te gatshem per te perballuar cdo situate qe mund te pasoje. Te gjitha deget e Partise Socialiste do te duhet te qendrojne te gatshme qe ne rast te moslejimit te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit te rinisin protestat e pandalshme ne te gjithe Shqiperine deri ne largimin e qeverise.
Nese gjithcka shkon sic kerkohet nga Partia Socialiste atehere zyrtaret e larte te kesaj partie ne te gjithe Shqiperine do te mobilizohen per zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjithsesi turi i planifikuar i kryesocialistit nuk do te shmanget nga axhenda e atij. Situata politike dhe ekonomike ne vend do te bejne qe kryesocialisti te kete shume gjera per te thene dhe per te ndare me njerezit. Me dekretimin e dates se zgjedhjeve te ardhshme vendore nga Presidenti Topi vetem pak dite me pare situata politike ne vendin futet ne nje stad tjeter ate te krijimit te terrenit te nevojshem per zhvillimin e ketyre zgjedhjeve. Perpara ketij hapi shume te rendesishem qendron ende e pazgjidhur ceshtja e hetimit te zgjedhjeve te fundit parlamentare. PS eshte shprehur se pa hetimin e ketyre zgjedhje nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vend.

Prej disa ditesh kryetari i PS-se Edi Rama po zhvillon takime me zyrtare te larte te opozites shqiptare. Dy dite me pare kryesocialisti mblodhi kreret e opozites per tiu komunikuar atyre piken ne te cilen ndodhen negociatat dhe situaten politike. Ne kete takim u ra dakord per hartimin e nje platforme te perbashket per aksionin qe do te ndjeke opozita shqiptare ku nuk perjashtohet rrezimi i qeverise ne rast se nuk arrihet hetimi i zgjedhjeve. Krahas kesaj lideri i PS-se po zhvillon dhe takime koke me koke me zyrtare te ndryshem socialist dhe aleatet e tyre.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›