E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Leka I gjate gjithe jetes punoi per te miren e Shqiperise

Reagimet Kreu i PDIU Familja Mbreterore kontribut per vendin

Politika shqiptare pa dallime partiake ngushelloi Familjen Mbreterore per humbjen e trashegimtarit te tyre Leka Zogu. Kreu i shtetit Bamir Topi me kete rast i dergoi nje mesazh ngushellimi ku shprehu hidherim te thelle per lajmin e ndarjes nga jeta te Leka Zogut. Presidenti theksoi kryesisht kontributin qe Leka Zogu dha per promovimin e ceshtjes shqiptare. Leka Zogu I pati nje jete te veshtire por pavaresisht nga fatet e jetes ai nuk reshti ne asnje cast duke punuar me perkushtim e dashuri ne mbrojtjen dhe promovimin e ceshtjes shqiptare. Ne kujtesen tone kombetare kane mbetur te gjalla perpjekjet dhe roli i tij aktiv per rrezimin e sistemit komunist dhe gjate tranzicionit per lartesimin e vlerave kombetare dhe nxitjen e proceseve integruese te Shqiperise theksoi Topi. Nje ngushellim i vecante u be dje edhe nga Levizja Socialiste per Integrim ku vleresohet periudha ne te cilen Zogu ka drejtuar vendin.

Levizja Socialiste per Integrim vlereson se mbreteria eshte periudhe e rendesishme e historise kombetare. LSI ngushellon te afermit e familjes mbreterore vecanerisht djalin e tij te vetem Leka Zogu II theksohet ne deklaraten per shtyp. Nje tjeter ngushellim per Leka Zogun erdhi dje edhe nga Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet. Drejtuesi i kesaj partie Shpetim Idrizi theksoi se vleresonte kontributin e Familjes Mbreterore ne konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar me fryme patriotike nen drejtimin e Mbretit Zog I si dhe ne perpjekjet e vazhdueshme ne te mire te kombit te te birit Naltmadhenise se Tij Leka Zogu I.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›