E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngushellime dhe vleresime erdhen nga kreret e Kosoves

Prishtine Telegrame nga Thaci Krasniqi Pacolli dhe AAK

Kreret e politikes ne shtetin e Kosoves e konsideruan dje ndarjen nga jeta te Leka Zogut si nje humbje te madhe per kombin shqiptar dhe nepermjet telegrameve ngushelluan Familjen Mbreterore shqiptare. Ne emer te qeverise se Kosoves Kryeministri Hashim Thaci e vleresoi rolin e Leka Zogut edhe ne kerkimin e te drejtave te vendit te tij. Ne emer te qeverise se Republikes se Kosoves dhe ne emrin tim pranoni ngushellimet me te sinqerta per humbjen e me te dashurit tuaj Leka Zogut te Pare. Leka Zogu i Pare ishte nje figure e rendesishme qe perballoi shume veshtiresi ne jeten e tij qe lane gjurme ne kujtesen e popullit shqiptar. Populli i Kosoves do ta perkujtoje Leka Zogun e Pare qe gjithhere bashkejetoi me sakrificen e popullit te Kosoves per liri dhe pavaresi perfundon telegrami ngushellues i Kryeministrit te Republikes se Kosoves Hashim Thaci. Nje telegram te posacem per keta rast dergoi edhe kryetari Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa. Ai pervecse familjareve te Leka Zogut u ka derguar nje telegram ngushellimi edhe Presidentit Bamir Topi Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli Kryeministrit Sali Berisha qytetareve te Republikes se Shqiperise dhe shqiptareve ne bote. Ne kete dite te rende me lejoni qe ne emer te Lidhjes Demokratike te Kosoves strukturave udheheqese te saj dhe te anetaresise se gjere dhe ne emrin tim personal tJu shpreh dhembjen dhe ngushellimet me te sinqerta per humbjen e madhe theksoi Mustafa. Sipas tij LDK gjithmone ka cmuar lart vepren e Familjes Mbretnore Shqiptare dhe te vete pretendentit Leka Zogut I ne rrugen e veshtire per unitet kombetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›