E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Ligj te ri per pronat

Rozeta Rapushi

Presidenti i Republikes Bamir Topi, reagoi dje ashper per mos zbatimin si duhet te ligjit, per kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe nuk "rrezoi" idene e hartimit te nje ligji te ri per pronat. Ne nje takim me perfaqesine e shoqates "Pronesim me Drejtesi", kreu i shtetit u shpreh hapur se, ceshtja e pronave ne mjaft raste mbahet peng ne funksion te zbatimit te ligjit. "Vazhdimisht une kam marre informacione zyrtare, qe ka shume probleme me pronat, ka abuzime, ka korrupsion, mjaft ceshtje jane ne proces, shume te tjera mund te jene objekt i investigimit, i denoncimit, qe jane objekti i institucioneve te tjera, qe konsiderohen institucione te drejtesise, por ky eshte nje moment shume i rendesishem per t'i dhene fund ceshtjes se tranzicionit, tek pronesia", u shpreh ashper Topi. Sipas Presidentit, vendi ka ende probleme me vendimet e gjykatave, qe shkojne ne Strasburg dhe objeksionet, qe ata kane hedhur per ceshtjen e pronave ne Shqiperi. Ne kete kuader, Topi i beri thirrje publike institucioneve dhe zyrtareve qe merren me zbatimin e ligjit, qe ta shohin mire kete ceshtje mjaft komplekse. Kreu i shtetit, u dha te drejte shqetesimeve te pronareve si per mos zbatimin ne kohe te ligjit, ashtu dhe per procedurat e vonuara dhe te deshtuara te kompensimit te pronave. "Shqetesimin tuaj une e shoh mjaft te natyrshem. Edhe une mendoj qe ju, nuk duhet te ndaloni thjesht me takimin me Presidentin. Presidenti do te beje punen e vet brenda linjave kushtetuese", tha Topi, duke sugjeruar dhe reagime te tjera. Ne keto kushte Presidenti komentoi dhe idene per hartimin e nje ligji te ri per pronat, por duke theksuar se kjo nuk eshte kompetence e tij. "Ceshtja nese do te kete ligj tjeter ose jo, nuk eshte nje ceshtje qe ka te beje me Institucionin e Presidentit. Ka te beje me vullnetin e partive, qe krijojne mazhorance ne Parlament per te bere nje ligj tjeter, nese ato e shohin te arsyeshme", u shpreh Topi, duke inkurajuar pronaret qe t'i ndjekin shqetesimet qe kane per pronen e vene ne dukje, se ai ne pozicionin e Presidentit vetem dekreton ligjet. Kreu i shtetit tha se ne kete proces, te gjithe duhet te jene te hapur e transparent. Pra, ai theksoi dhe nje here se funksionojne partite politike, te cilat e projektojne vullnetin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise, bejne ligje, marrin firmen tek Institucioni i Presidentit dhe ato behen te detyrueshme per zbatim. "Une si President do te inkurajoj institucionet kushtetuese, qe te zbatojne pikerisht detyrimin qe i vjen nga Kushtetuta dhe nga ligji. Jam ne pozicionin qe te garantoj funksionimin e ligjit, por jemi ketu per te ngritur pikerisht me shqetesim, qe aty ku thuhet ligji, aty ku anashkalohet ligji, aty ku nuk ka nje metodike te qarte e te sakte, metodike racionale, qe gjerat te zgjidhen, atehere nuk duhet t'i inkurajojme", theksoi Presidenti Topi.

30 mld Pretendojne pronaret e ligjshem te tokave se shkon fatura e kompensimit te tyre. Shifra u dha dje nga shoqata "Pronesim me Drejtesi", gjate takimit me Presidentin e Republikes, Bamir Topi.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi tha dje se eshte njohur me problemet e pronave. Probleme me abuzimet, korrupsionin dhe mjaft ceshtje qe jane ne proces dhe objekt hetimi dhe denoncimi.

Ne mbledhjen e djeshme u diskutua dhe ideja e nje hartimi te nje ligji te ri per pronat. Ligj per te cilin Presidenti tha se, eshte ne doren e partive politike dhe se ai ka te drejten te shprehet me dekret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›