KQZ, vlerëson votat e kontestuara dhe për 26 kuti

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka filluar të vlerësojë votat e kontestuara edhe për 26 kuti të tjera pas kërkesës së bërë prej Partisë Demokratike.
Pasi janë hapur 10 kutitë e para, kandidati i mazhorancës Lulzim Basha ka marrë 4 vota dhe kandidati Edi Rama ka marrë 7 vota .
Ndërkohë që njëra prej kutive nuk u mor në shqyrtim pasi nuk korrespondonte numri me librin e Protokolleve.
Rivlerësimi i votave të kontestuara do të nisë vetëm gjatë ditës së nesërme ndërkohë që në mbledhjen e pasdites, KQZ do të shqyrtoj ankesa të subjekteve politike.