Mjeku i Xheksonit nuk i telefonoi fare ambulancës

Majkëll Amir Williams tregoi për bisedën telefonike 35-sekondëshe me Murrayn, në ditën e dytë të gjyqit ku mjeku akuzohet për një vrasje të mundshme të Xheksonit.
Në regjistrimet që iu treguan trupit gjykues, Murray dëgjohet duke i thënë në një mesazh truprojës “më telefono menjëherë të lutëm…më telefono menjëherë, faleminderit”.
Kur ai i telefonoi Murrayt brenda pak minutash, mjeku i tha: “Eja menjëherë. Xhekson pati një reaksion të keq. Të vijë dikush këtu menjëherë”.
Xhekson vdiq në moshën 50-vjeçare me 25 qershor 2009 si pasojë e intoksikimit me propofol. Vetëm pak para se të ndërronte jetë, Xheksonit i është dhënë disa lloje droge përfshi propofolin dhe lorazepamin. Mjeku ligjor i Los Anxheles-it e deklaroi vdekjen e tij si vrasje, por Murray nuk u shpall fajtor për vrasje të pavullnetshme pasi ai pretendon se këngëtari i ka marrë ilaçet pa lejen dhe dijeninë e tij.
Pyetjes së prokurorit David Walgren se “asnjëherë gjatë kësaj telefonate Mjeku nuk ju kërkoi t’i telefononi 911-ës?”, ndihmësi personal i Xheksonit iu përgjigj: “Jo zotëri”.
Williams shtoi se ai i telefonoi personelit të sigurisë në shtëpinë e Xheksonit dhe u kërkoi të kontrollonin çpo ngjiste. Por, në kohën kur ai mbërriti në rezidencën Holmby Hills nga apartamenti i tij në qendër të qytetit, Xheksoni po nxirrej me barelë.
Murray dukej i tërbuar, ai më telefonoi përsëri duke thënë: “E dija se ishte serioze”.
Murray akuzohet për vrasje të paparamenduar. Ai akuzohet se i ka dhënë ilaçet e gabuara në kohën e gabuar yllit të popit dhe për mos reagim në kohë, pasi nuk ka thirrur shërbimin e urgjencës. Gjyqi ndaj tij do të vazhdojë deri në pesë javë./Start/F. Prroni/
2011-09-29 10:36