E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Martin de la Beij: Statuti në BE për qytetarët, jo për politikën

Kryetari i FRD-së Bamir Topi priti sot me kërkesën e tij ambasadorin e ri të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Shkz. Martin de la Beij.
Temë kryesore e takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona, mundësitë e thelllimit të bashkëpunimit, zhvillimet politike në Shqipëri, si dhe ecuria e procesit integrues për vendin tonë.
 

Në takim bashkëbiseduesit ranë dakord me nevojën që Shqipëria ka për të përmbushur angazhimet e saj për të marrë ftesën e anëtarësimit në BE dhe se rruga e integrimit është qëndrim konsensual, me mbështetje të gjërë publike dhe në interes madhor për Shqipërinë.
 

Zoti.Topi shprehu besimin se vleresimi i BE-së për aplikimin e Shqipërisë do të jetë pozitiv, si një sinjal mbështetjeje për qytetarët shqiptarë, por edhe si një mesazh drejtuar klasës politike për një rishikim pozitiv të detyrimeve dhe përgjegjësive direkte të saj në përmbushjen e kësaj aspirate.
 

Gjatë takimit u diskutuan edhe aspekte të veçanta të jetës politike në vend, rolit dhe pikëpamjeve të Frymës së Re Demokratike në proces, duke e vlerësuar atë si një grupim me vizion dhe alternativë të besueshme evropiane.
 

Takimi u zhvillua në Selinë e Frymës së Re Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›