Topi Me Turqine aleate strategjike ne rajon

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron se Shqipëria dhe Turqia janë vende aleate strategjike në rajon dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Turqi, ku kreu i vendit ka shkuar me ftesë të homologut Abdullah Gyl, Presidenti Topi mori pjesë në Këshillin e përbashkët të biznesit shqiptaro-turk në Stamboll.
"Shqiptarët që jetojnë në Turqi na lidhin më shumë. Vëmendja e politikës ndaj biznesit është domosdoshmëri. Politika duhet të bëjë lehtësime ligjore ndaj biznesit, me qëllim inkurajimin e mëtejshëm të tij", tha Topi.
Intensifikim i marrëdhënieve
Ndonëse Kosova, dhe më pak Shqipëria, janë përfshirë kohët e fundit në një debat sa shkencor aq edhe politik mbi qëndrimin që historiografia duhet të mbajë ndaj periudhës otomane, sot, në kohët moderne, Turqia e konsideron Shqipërinë një aleate strategjike në Ballkan.
Kjo pati rast të konfirmohet gjatë vizitës zyrtare që Presidenti i Republikës Bamir Topi po zhvillon në Ankara. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Presidenti Abdullah Gyl tha se Shqipëria është aleati i Turqisë në në Ballkan dhe vazhdon bashkëpunimin në këtë kontekst për ta shtrirë stabilitet dhe paqe në të gjithë Ballkanin. 'Është vizioni i Turqisë,- shtoi më tej presidenti Gyl,- që Shqipëria të integrohet në institucionet euroatlantike. Po ashtu, midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të njëjta edhe qasjet për sa i përket çështjeve ndërkombëtare'.
Presidenti Bamir Topi nga ana e tij tha se marrëdhëniet midis Shqipërisë edhe Turqisë konsiderohen të shkëlqyera. 'Së bashku kemi ndërtuar marrëdhënie të tilla mbi bazën e një themeli historik,- tha Presidenti Topi, - por nga ana tjetër kemi ndërtuar edhe marrëdhënie moderne'.
Të dy presidentët folën edhe për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike. Me disa kompani strategjike në telekomunikacion dhe industrinë e rëndë, por edhe në ndërtim dhe arsim, Turqia mbetet një partner i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë. Në vizitën e tij zyrtare, Presidenti Bamir Topi shoqërohet nga zonja e parë, Teuta dhe një delegacion zyrtar. Pas takimeve me Presidentin Gyl, Presidenti Topi është pritur edhe nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Shtatë pikat e ambasadorit Arvizu
Bledar Kurti - “Ja ku jemi 20 vjet më pas dhe ne e gjejmë veten në një tjetër udhëkryq. Ne kemi parë gjithmonë se të fajësosh nuk funksionon. Sa shumë gjëra ka lënë pa thënë Ramiz Alia!
Mustafa Nano - Me Ramiz Alinë kam folur në telefon nja tri a katër herë. Kam dashur ta ftoj në programin “Déjà vu”. Dukej sikur edhe donte, edhe s’donte të vinte. Arsimi, Berisha: Akuzat e PS, cinike
Në ditën e celjes së vitit të ri akademik, kreu i qeverisë Sali Berisha ka percjellë nga universiteti "Fan Noli" i Korcës urimet për të gjithë studentet në garën e tyre të dijes.
Idrizi: Censusi, proces i pashpjegueshëm
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka shprehur sërish kritika ndaj procesit të censusit dhe në vecanti ndaj mënyrës se si ai u organizua nga qeveria shqiptare. Topi në Turqi: Intensifikim i bashkëpunimit
Presidenti i Republikës Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta dhe një delegacioni zyrtar, ka nisur sot vizitën zyrtare treditore në Turqi, i ftuar nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.
Lajmet kryesore
Bulqizë, minatorët: Galeritë nuk janë të sigurta
"Administrata po shkel kontratën"
Biden në Athinë, më 5 dhjetor
SHBA, demokratët mbështesin protestat
Biden në Athinë, më 5 dhjetor