E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkallet e viles se vjeter

E verdhe dylle Loreta Gjonpali ngjiti shkallet e drunjta qe te nxirrnin ne katin e trete aty ku gjendej dhoma e saj e strukur nen cati. Kur po ngjiste shkallet nuk e ktheu kryet as majtas as djathtas nuk keqyri ne kuzhine ku e ema Tringa po kruante fundin e nje tenxhereje dhe as dalloi ne sallonin e ndenjes gjyshin Gjon qe po lexonte nje gazete te vjeter. U leshua e ne shtratin e saj te parregulluar dhe ngjeshi fytyren pas jastekut qe iu duk i lagesht dhe i athet sikur kundermonte aromen e nje djerse te huaj te panjohur per te. Nuk i shqitej nga mendja gjarpri qe pa kur po ngjiste shkallet e viles se vjeter katerkateshe te cilen pushteti e ri e kishte shnderruar ne zyra te administrates se qytetit. Gjarpri po zbriste ngadale shkallet duke u lakuar me mundim e duke e mbajtur koken trekendeshe lart ne pergjim. Veshtrimin e kishte te lig dinak kercenues dhe mjaft te eger. Te pakten kete mendoi Loreta Gjonpali duke i rikujtuar ate veshtrim qe i futi te dridhurat. Ajo qe vonuar duke shqyrtuar nje dosje me llogari taksash qe nuk i perputheshin shifrat. Kishte thyer koken ne ate dosje po nuk po e gjente gabimin edhe pse i kaloi me dhjetera here neper duar ato flete te zverdhura te mbushura me numra te shkruar me kujdes nga nje dore e zellshme nepunesi. Shefi i pati thene se ne kete dosje gjendeshin disa llogari te falsifikuara tridhjete vjet me pare nga nje kompani matrapaze peshkimi qe per shume vjet kishte mashtruar shtetin duke mos paguar tatimin mbi fitimin.

Ne duhet te zbulojme mashtrimin e kesaj kompanie dhe te cojme ne gjyq trashegimtaret e saj. Ajo kompani ka mashtruar shtetin per njezet vjet dhe ne duhet te vendosim nderin e shtetit ne vend. Drejtesia duhet vendosur heredokur tha shefi duke ia perplasur ne tavoline turren e madhe te dosjeve.

Loreta si nepunese e re e administrates duhej ta zgjidhte me sukses kete ceshtje ose perndryshe karriera e saj ne administrate vihej ne dyshim. Dhe nje deshtim ne muajin e pare te punes nuk do te mund te ndreqej kurre. Dosja e deshtimit do ta ndiqte pas si nje mallkim nga nje zyre ne tjetren nga nje shef personeli te tjetri. Askush nuk do ta qaste me ne administrate aq me teper qe edhe gjyshi i saj Gjoni mbahej mend per skandalin e bujshem ne Ministrine e Mbrojtjes. Me dekret te presidentit i qe hequr titulli i gjeneralit. Gjenerali i cgraduar nuk e pranoi kurre shperdorimin e postit ose abuzimin seksual me grate e vartesve sic qe shkruar asokohe ne shtyp po presidenti me dekretin e tij e shnderroi ne kopshtar te rendomte aq sa njerezia gojelige e therret edhe sot e kesaj dite Gjenerali i luleve. E vertete eshte se ai pas hapjes se kufirit me Greqine hapi nje magazine te madhe lulesh dhe shiste lule greke. Lulet holandeze nuk i qaste ne magazinen e tij. Nuk i meritojne lulet e Evropes keta derra thoshte pa e percaktuar se kush ishin derrat te cileve ai u shiste lule. Po gjindja qe ia njihte huqet gjeneralit e dinte se kur ai fliste per derrat e kishte fjalen per burrat e shtetit.

Loreta u rrotullua ne shtrat u tkurr duke e ndrydhur barkun sikur ai gjarpri i lig qe po zbriste shkallet ne ate ore te vone te pasdites ta kishte kafshuar ne kurriz. Ajo e kyci deren e zyres disa ore pas perfundimit te orarit zyrtar pothuajse ne perendim te diellit kur ne vile pervec portierit me siguri nuk duhej te kishte fryme njeriu. Kjo duhet te kete qene edhe ora e pershtatshme qe gjarpri te dale nga strofka e tij. Loreta mbante mend syte e tij te ligj kundermimin e rende qe leshonte ne ajer dhe ate veshtrimin e tij djallezor qe te bente te ndjeheshe e pambrojtur. Kur veshtrimi i vajzes u kryqezua me veshtrimin e gjarprit kete Loreta e mbante mend mire ai terhoqi koken menjane po veshtrimi i tij nuk iu shqit deri sa kaperceu porten e jashtme ku portieri i pergjumur dremiste me kryet e leshuar mbi tavoline.

Nje rreshqitje neper hatulla nje rreshqitje e ngadalte qe vinte e shurdhet nepermjet tavanit e trembi per vdekje. Kerceu nga shtrati dhe zbriti me vrap shkallet e llahtarisur nga frika.

Ne cati eshte nje gjarper tha e lemerisur dhe u ngjesh pas se emes qe ende po merrej me larjen e eneve ne lavaman.

E ema i holloi krahun ne qafe e ngjeshi pas vetes po nuk i besoi asnje fjale nga ato qe e bija po i thoshte me ngut duke iu mbajtur fryma.

Ne kete shtepi askush nuk ka pare kurre nje gjarper tha e ema Tringa qe po fshinte duart me nje pecete te zhugatur. Po kur Loreta kembenguli se ajo e degjoi zvarritjen e tij ne hatulla qe ishte e njejte me zvarritjen e gjarprit qe ajo pa po ate pasdite duke zbritur ne shkallet e viles ku punonte Tringa hapi syte e tmerruar keqyri rreth e rrotull si per te kerkuar ndihme po kur pa se ne kuzhine pervec atyre te dyjave nuk gjendej kush e mblodhi veten dhe tha A te te bej nje caj kamomili

Loretes i erdhi ti thoshte cajin e sat eme po e mbajti veten. E mori te emen per dore e terhoqi pas vetes ne dhomen e pritjes aty ku gjysh Gjoni vazhdonte te lexonte gazeten e vjeter me lajme te vdekura si per te sjelle me force ne kujtese te shkuaren.

Pra ti thua se ne shkallet e viles u ndeshe me nje gjarper tha Tringa duke e theksuar fjalen gjarper qe ti terhiqte mendjen te vjehrrit. Po Gjenerali i luleve vazhdonte te lexonte gazeten pa e vrare mendjen se cfare perrallisnin dy femrat. Kerkonte midis faqeve te zverdhura deshmite e tri grave te botuara ne shtyp deshmi skandaloze qe i shkaterruan karrieren ushtarake. Kur gazetaret i paten zene prite te dera e Ministrise pyetjeve te tyre te shumta u pati dhene nje pergjigje te vetme Nuk merrem me deshmi kurvash. Kjo fjali e vetme qe bere titulli kryesor i te gjitha gazetave te neserme. Skandali mori permasa kombetare organizatat e grave protestuan te presidenti te kryeministri dhe kryetari i Kuvendit te Popullit. Nje organizate feministe qe drejtohej nga nje psikologe shtypi me dhjetera postera me fotografine e gjeneralit te cilat grate i shkelen me kembe ne menyre demonstrative ne festen e 8 marsit.

Gjenerali papritmas ia krisi te qeshurit dhe ngriti kryet nga gazeta. Dy grate rrinin te ngjeshura prane njera-tjetres te mberthyera nga ankthi. Gjenerali vazhdoi te shkoklitej se qeshuri. I kishte hipur nje gaz i madh i papermbajtshem nje tallje e pandreqshme me ate mendimin e tij te atehershem per te vrare veten. Te vrasesh veten per dokrra kurvash ama gjeneral qe ishemermeriti me vete duke u shkundur nga ajo dalldi qe e kishte pushtuar.

Me beni nje kafe te forte tha gjenerali duke u drejtuar nga dy femrat. Nene e bije nuk luajten vendit. Te kruspullosura nga ankthi ato qendronin si te ngrira. Gjenerali ktheu kryet nga ato kruajti qepallat nen syze qe te qartesonte shikimin dhe mbeti shtangur nga fytyrat e tyre te zbehta prej fantazmash.

Cfare ka ndodhur tha dhe u ngrit ne kembe e eci drejt tyre. Atekohe Loreta u shkeput nga trupi i se emes ngriti syte nga gjyshi dhe i tha se ate pasdite ne shkallet e viles ishte ndeshur me nje gjarper te tmerrshem. I gjate dy metra xhepa-xhepa me koke shpatuke me nje gjuhe te zeze qe e lepinte pas buzeve te verdha dhe me syte e tmerrshem qe asaj i ishin dukur te njohur sepse ajo mund te betohej edhe diku tjeter e kishte hasur ate veshtrim te lig. Dhe sikur te mos mjaftonte takimi me gjarprin ne shkallet e viles ajo degjoi nga dhoma e saj zhurmen e shurdhet te rreshqitjes se nje gjarpri neper hatullat e catise kur shkoi lart te clodhej e te merrte veten. Gjenerali i degjoi i perqendruar rrefimet e se mbeses shkoi te tryeza e madhe mori nje cigare dhe e ndezi dicka tha per nje ftohje te vjeter ne shpatull qe po i acarohej serish kujtoi te birin qe vdiq para tete vjetesh ne nje aksident ajror gjate nje stervitjeje ushtarake tha se gjithmone e jetes gjarperinjte kishin jetuar kulac ne shtepite dhe gjokset e njerezve. Loreta nuk e mori vesh se ku e kishte fjalen gjenerali po ajo tha se ishte e tmerruar kishte frike te shkonte te nesermen ne zyre madje nuk ia mbante te ngjitej ne katin e trete ne dhomen e saj se gjarpri ajo qe e bindur ishte aty i fshehur ne cati dhe naten mund te zbriste e te futej ne dhomen e saj.

O zot tha Tringa duke u ngritur gjarperinjte e shtepise jane te bekuar po te ka keq shtati kur i shikon. Ajo doli ne kuzhine qe ti pergatiste kafene e hidhur gjeneralit. Ndersa perziente kafene ne xhezve Tringa kujtoi me dhjetera histori me gjarperinjte e shtepive qe neper mote sipas pleqve kishin bere punen e rojtarit. Askush ne anet e tyre nuk i vriste gjarperinjte e shtepise. Madje gjyshi i saj Ndoka bujk i vjeter qe e njihte token si trupin e vet thoshte se eshte gjynah te vrasesh nje gjarper se ata gjarperinjte e pastronin token shfarosnin minjte dhe demtaret e tjere te bimeve. Nga njera ane ajo i besonte gjyshit te saj te urte po nga ana tjeter nuk e dinte origjinen e asaj shprehjes qe grumbullonte te gjithe urrejtjen e tmerrshme Tia shtypesh koken si gjarprit. I vu perpara kafene gjeneralit dhe qendroi ne kembe me duar te kryqezuara mbi bark.

E ke nga lodhja tha gjenerali duke iu drejtuar Loretes. E ke nga lodhja. Kur je e derrmuar te shtihen figura te frikshme. Ty te eshte shfaqur gjarpri po e ke thjesht nga lodhja. E perkedheli te mbesen duke ia rreshqitur gishterinjte mbi floket e saj te dendur dhe rrufiti kafene sikur po kthente nje gote me fund ashtu shpejt e shpejt ne kembe ne banakun e lokalit.

Pas ketyre fjaleve askush nuk i zuri me ne goje historite me gjarperinjte. Loreta megjithate nuk guxoi te flinte ne dhomen e saj ne katin e trete po fjeti me te emen ne dhomen e dikurshme te prinderve te saj ku fotografia e te atit e varur ne mur prej shume vjetesh dukej se do ta mbronte nga e keqja.

Te nesermen Loreta shkoi ne zyre si zakonisht u pershendet me portierin qe po shenonte dicka ne nje bllok te zhubravitur ngjiti shkallet duke zgjedhur vendin ku shkelte sikur gjithandej te gjendeshin gjarperinj duke u zvarritur dhe u ngjit ne zyren e saj ku kolegia e saj kishte hapur dritaren krah me krah. Kur Loreta hyri ne zyre shoqja e zyres nje grua rreth te dyzetave e pamartuar dhe tekanjoze tha se zyra kundermonte nje duhme te rende kafshesh dhe pati hapur dritaren qe te ajrosej.

Ka dhjete vjet qe punoj ne kete zyre dhe kurre nuk kam ndjere nje duhme te tille te keqe tha ajo duke keqyrur me dyshim kolegen e re. Loreta nuk i ktheu pergjigje ndezi kompjuterin e saj hapi raftin dhe nxori togun e dosjeve te vjetra dhe u be gati te fillonte punen. Me bisht te syrit ndiqte levizjet e nervozuara te koleges qe shprehnin hapur pakenaqesi dhe nervozizem. Loreta u perpoq te gjente fillin e llogarive te ngaterruara dhe te perpunonte te dhenat ne kompiuter. Po perdreq nuk mbante mend se ku e kishte lene punen nje dite me pare te gjitha dosjet i dukeshin njehere te shqyrtuara dhe prape i dukeshin te panjohura aq sa ajo nuk po e gjente fillin. I shtyu dosjet grumbull ne tryeze dhe ngriti koken. Edhe kolegia po qendronte e shperqendruar para kompjuterit me fytyren te rrasur midis pellembeve pa zene pune me dore.

A zbresim te pijme nga nje kafe i tha Loreta koleges se saj duke e ftuar per here te pare pas shume muajve pune te perbashket ne te njejten zyre. Kur e paten caktuar ne ate zyre ate e pati trembur fytyra e pakenaqur e koleges qe nuk e fshehu perbuzjen qe ne oren e pare te punes. Perpiqu ta besh vete punen tende e pati paralajmeruar. Nuk kam kohe tu mesoj zanatin cupkave qe pastaj bejne karriere neper ministrira.

Nepunesja perballe me emrin bimor Flore zgurdulloi syte nen xhamin e holle te syzeve dhe tha se edhe asaj nuk i punohej dhe se nje parandjenje e keqe po e gerryente ne fund te barkut. Zot nuk kam ndonje nga ato semundjet e keqija te grave tha dhe u ngrit duke marre pallton qe e varte ne nje komo te thjeshte derrase te kapur pas murit. Zbriten te dyja bashke ne kafenene e Viles qe gjendej ne bodrum. Kafeneja ishte e mbushur plot me nepunes te rangjeve te ndryshme te rinj dhe te vjeter qe pinin kafe dhe cigare pothuajse ne heshtje te plote. Fytyrat e nepunesve ishin te pakuptueshme si dosjet qe shqyrtonin si urdhrat e shefit te madh qe shperndaheshin me shpejtesi nga nje zyre ne tjetren nga nje kat ne tjetrin duke u bere gjithnje e me te pakuptueshme dhe te frikshme deri sa pushtonin vilen e stermadhe qosh me qosh duke tkurrur dhe bere te pazeshem nepunesit. Kushedi sa here ata nepunes i kishin mallkuar tregtaret e medhenj te qytetit qe e ndertuan kete vile per motren e bukur te mbretit ne vitet tridhjete diten e celebrimit te saj me nje princ bukurosh.

Flora si nepunese e vjeter e me pervoje gjeti nje tryeze te vogel ne gjysmerresire ndersa Loreta u afrua te banaku dhe porositi dy kafe me qumesht. Banakierja nje ezmere qe krihej vazhdimisht me gishta i buzeqeshi embel i shkeli syrin djallezisht dhe i beri gati porosine. Matane ne erresire nje burre kollitej vazhdimisht sikur donte te nxirrte nga fyti nje lengate te vjeter. Ku dreq ta shpif tha Flora. Ka njezet vjet qe kollitet keshtu e nuk vizitohet kurre te doktoret.

Pinin kafe ne heshtje duke iu bashkuar turmes tjeter te nepunesve qe gjithashtu thithnin cigaret dhe hurbatnin kafet duke shkembyer ndonje fjale ne te rralle sa per te thene. Loreta e kuptoi se dicka nuk shkonte se vila ishte gdhire e paralizuar se nepunesve nuk u punohej se dicka ose kishte ndodhur ose pritej te ndodhte.

Ajo duhme ne zyre Kur nuk e pata gjetur zyren te mbushur me duhme sperme tha me percmim Flora duke keqyrur diku ne erresire sikur diku ne qoshet e erreta gjendej fajtori.

Po ia keput kot ia ktheu Loreta e nxehur. Dhe mos guxo me kurre te flasesh keshtu me mua.

Flora rrufiti e qete kafene e saj dhe i kerkoi nje cigare nje kolegu te nje kati me lart. Ai i zgjati paketen duke i bere shenje qe ti merrte edhe Loretes nje cigare.

Askujt nuk iu punuaka sot tha nepunesi i katit te trete po fjalet e tij u shuan ne ajrin e ndotur pa marre nje pergjigje. Loreta ndezi cigaren e thithi me force si per te shuar me ate tym nervat qe po i pelcisnin nga inati. Nuk e duronte kolegen e saj dhe sa me shume qe kalonte koha bindej se ajo ishte nje femer shpirtlige aq shpirtlige sa nuk e honepsnin as burrat. Thuhej se kurre nuk pati nje te dashur ne kete institucion. Madje qarkullonin fjale se ajo na paskesh thene se me mire e linte ti thahej mes kembeve se tua jepte ketyre horrave.

Loreta fiku cigaren ne tavlle dhe i beri shenje koleges te ktheheshin ne zyre. Kur po ngjitnin shkallet Flora i tha koleges me nje intimitet te pabesueshem se ishte e shqetesuar. Tha se shefit te madh ia kishin bere gropen ca maskarenj te regjur qe punonin nje kat siper tyre dhe se shefit te ri nuk i dihej. Me siguri qe do te nxirrte nga puna disa prej nepunesve te vjeter qe tashme i quanin si jashte kohe. Dhe ate do ta flaknin me siguri se fundja kush do te merrte persiper ta mbronte. Nuk kishte asnje mik. Kur u futen ne zyre Flora shpertheu ne te qara dridhej dhe deneste kujshem aq sa te kepuste shpirtin.

Loreta ndjehej e zhgenjyer nga vetvetja. Ja kishin punuar bashke ne nje zyre dhe as qe kishte marre mundimin ta njihte. Madje e pati urryer ne heshtje nuk e duronte dot po cte bente. I duhej te priste rastin kur ate mund ta ngrinin ne pergjegjesi duke e caktuar ne nje zyre tjeter ose te pakten do ta zbrisnin ne pergjegjesi po prape do ta dergonin ne nje zyre tjeter. I erdhi te hante veten. I shkoi prane koleges i hodhi duart ne qafe dhe u perpoq ta qetesonte duke i thene fjale shpresedhenese fjale te ngrohta sigurie po Flora tashme e fishkur nuk donte tia dinte. Deneste pa pushim dhe brinjet e saj leshonin nje kercellime metalike te trishtuar. Pjesen tjeter te dites e kaluan ne heshtje. Flora shfletonte pa pushim nje dosje duke u kthyer prape ne fillim pastaj hapte internetin kontrollonte posten elektronike mallkonte shoqen e saj ne Paris qe as sot nuk i kishte kthyer pergjigje ndersa Loreta perpiqej pa sukses te gjente shkeljet ne regjistrat e vjeter te llogarive. Kur mbaroi orari zyrtar Flora mblodhi plackat e saj u shikua ne pasqyre i ngjiti buzeve nje te kuq te lehte trendafilash te eger dhe doli duke i kujtuar koleges se tashme dita e punes kishte mbaruar. Por Loreta e perqendruar ne regjistrat me llogari mashtruese perpunonte ne kompjuter te dhenat per shkeljet qe nuk i dilnin dhe ia niste serish punes nga e para. Tha me vete te punonte edhe nja dy ore se perndryshe nuk do tia dilte te evidentonte shkeljet dhe pastaj cfare do ti raportonte shefit ne fundjave se dosjet jane ne rregull. Me siguri qe do ta perzinte duke uleritur nga zyra dhe do ta shpallte nje nepunese te deshtuar te viles. U perqendrua prape mbi formularet e nje dosjeje te vjeter dhe kerkoi ti verifikonte shifrat nga e para. Vone kur muzgu u ngjesh pas dritares ajo u permend se duhej ta nderpriste punen dhe te kthehej ne shtepi. Mblodhi shpejt e shpejt rraqet e saj i futi nje shkriftim flokeve me gishta mori canten e vogel dhe doli nga zyra duke e perplasur deren me force pas vetes. Por nuk kishte bere as dhjete hapa kur nga shkallet e katit te trete degjoi rreshqitjen e frikshme dhe nje si fishkellime paralajmeruese. Ktheu koken dhe mbeti e shtangur per disa caste. Nga shkallet e katit te trete po zbriste gjarpri vigan me xhepa te verdhe ne nenbarkes dhe me xhepa te zinj ne kurriz me koken shpatuke dhe te gjere sa nje shuplake dore. Nuk ishte ai i djeshmi. Per kete qe e sigurt. Gjarpri nxirrte here pas here jashte gjuhen e kuqe flake dhe sikur fishkellente permes dhembeve. Prej syve i xixellonte nje drite e lige tinezare kercenuese. Nje bri i kthyer mbi koke e bente edhe me te tmerrshem. Vajza ia dha vrapit teposhte shkalleve e bindur se perbindeshi po e ndiqte. Doli fluturimthi nga porta e jashtme duke perplasur kanatat metalike qe leshuan nje rropame te tmerrshme aq sa e trembi per vdekje portierin qe gjithnje dremiste mbasditeve. Kur mberrit ne shtepi u perplas me te emen ne sallon dhe e leshuan kembet.

Qyqja zemer cke i tha e ema e tmerruar kur pa fytyren e cartur te se bijes. Gjarpri tha ajo dhe u leshua pa fryme ne dysheme. E ema e ngriti shpejt e shpejt i lagu ballin me uje e shkundi nga krahet qe te permendej. Kur Loreta erdhi ne vete keqyri rreth e rrotull e frikesuar shtrengoi fort doren e se emes dhe mbeshteti kryet e drobitur ne prehrin e gjysh Gjonit.

Ndersa e ema perziente nje qetesues ne nje gote Loreta hapi syte serish dhe tha pa iu drejtuar askujt Nuk shkel me ne vile nuk shkel me aty ta di se vdes per buke Gjysh Gjoni dhe Tringa perpiqeshin ta qetesonin i thoshin se ato fanitje i kishte nga lodhja. Nga stresi shtonin duke huazuar fjale nga emisionet televizive te pasdites.

E shtrire ne divan e kalamendur me sy gjysme te mbyllur Loreta vazhdonte te ndiqte fragmente bisedash qe beheshin ndermjet gjyshit te saj gjeneralit dhe nenes qe shperthente nepermjet loteve Do te kemi probleme me kete vajze Nuk di te ndaje realitetin nga fantazia. dhe gjeneralin qe shtonte Pune e madhe Do tu shesim bashke lule greke ketyre horrave do tu shesim sa ti dendim

Botuar ne Denesje ne dru

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›