Plot verberi dhe ankth drejt mrekullise...
Poezi/ mimi Nobel ne letersi per vitin 2011 iu dha poetit suedez Tomas Transtromer per veprat surrealiste rreth mistereve te mendjes njerezore duke fituar njohje te gjere si poeti me me ndikim ne vendet skandinave viteve te fundit. Poezite e Transtromerit jane vleresuar per imazhet e fuqishme te ndertuara shpesh rreth pervojave te tij te mbushura me dashurine per muziken dhe natyren nje permbledhje te te cilave ka ardhur ne shqip ne vitin 2003 Perandoria e barit perkthyer nga Natasha Lako
Tomas Transtromer
Shubertiana
1.
Ne erresiren e mbremjes ne nje shesh jashte New York-ut veshtrimi
eshte si nje pikel kompasi qe me nje levizje te vetme perfshin shtepite
e tete milion njerezve.
Pertej qyteti gjigand i pare prej nje ane duket si nje galaktike spirale
i mbajtur nen kontroll.
Me nje galaksi filxhanesh qe u drejtohen klienteve vitrina dyqanesh
te kerkuara prej kalimtareve
dyndje kepucesh qe ikin pa shenje.
Zjarr kacavjerres qe iken dyer ashensori qe fshehin shkelqimin prapa
dyerve me roje qe kycin nje grumbuj te vazhdueshem zerash.
Vagonet e metrove te kujtojne lekuren e hequr te gjarprit.
Katakombe te dhimbshme.
Une e di gjithashtu - pa asnje statistike - qe sapo ka filluar te luhet Shuberti ne nje dhome permbi dhe per dike notat jane me reale
se cdo gje tjeter.
2.
Ekspansioni i pafund i trurit njerezor eshte bere shuk ne masen
e nje grushti.
Ne prill dallendyshja kthehet ne folene e vitit te meparshem ne te
Njejten rrjedhe kaq feminore kaq te percaktuar.
Ajo fluturon nga Transilvania kalon Ekuadorin kapercen
Per gjashte jave
Mbi dy kontinente si nje dhurate qe me perpikmeri iken dhe vjen
Ne nje fushe pafund.
Dhe njeriu qe kap sinjalet e jetes ne akorde te pakta dhe te
zakonshme harqesh
qe e ben lumin te rrjedhe neper syrin e nje gjilpere
eshte nje xhentelmen i ri i stervitur ne Vjene i njohur nga shoket e
tij si Kerpudha i cili ka fjetur bashke me syzet
mbi tavolinen e tij te shkrimit deri ne mengjes.
Dhe atehere njeqindkembeshat e doreshkrimit te tij vihen ne levizje.
3.
Kuinteti i harqeve po luhet. Une shkoj ne shtepi permes nje
Pylli te ngrohte me token qe vrapon poshte meje
I mbledhur kruspull si nje embrion bie ne gjume i vertitur
Pa peshe ne te ardhmen
Ndjej pa pritur qe fushat kane mendime.
4.
Kemi shume per te besuar thjesht duke jetuar te perditshmen tone
Pa u fundosur ne toke
Beso varganin e bores qe kacavirret mbi pjerresine e malit ne fshat.
Beso premtimin e heshtjes dhe buzeqeshjen e mirekuptimit beso qe
Telegrami aksidental nuk eshte per ne dhe qe nje levizje e
Papritur e leves nuk deshiron te vije.
Beso ne boshtin qe te con ne mes te rruges kryesore si nje mase e
Treqind-fishuar jete me ngrohtesi metali.
Por asnje nga keto sia vlen te kete besimin tone.
Pese harqet thone se duhet te kemi besim te dicka tjeter .....
Dhe ato na shoqerojne kur largohemi qe ketej.
Dhe kur kercitjet e ndara te kohes ikin shkalle-shkalle duke i besuar
Gishtat prekim
Nje parmak te verber qe gjen rrugen e tij ne erresire.
5.
Skercojme ne piano se bashku dhe luajme me te kater duart
Ne F minor dy karrociere ne te njejten karroce ne dukje
Pak qesharake jane duart qe levizin andej kendej ne rezonance
Me peshen te temperuara me kunderpeshen
Per te shkaktuar nje turbullim te madh midis kraheve qe mbajne
ekuilibrin e tmerrshem gezimi dhe vuajtja
duhet te peshojne njesoj.
Ani thoshte Kjo muzike eshte kaq heroike dhe kishte te drejte
Por ata qe me syte e tyre ndiqnin plot kenaqesi njerezit e veprimit
Ata qe pa thene percmonin veten qe nuk ishin te vdekur
Nuk e gjenin veten ketu
Dhe shume nga ata qe i blejne dhe i shesin njerezit dhe besojne se
Cdo kush mund te jete i blere nuk e gjenin veten ketu.
Sish e tyre muzika. Melodia e gjate qe kujtonte veten ne te gjithe
transformimet e saj nje here e vezulluar dhe e thyeshme nje
here e rrudhosur dhe e forte guaske kermilli dhe tel hekuri.
Feshferima qe na ndjek ndash tani
ngre thellesite.
KYRIE
Ndonjehere jeta ime i ka hapur syte ne mes te erresires
me ndjenjen se nje turme po shtyhet neper rruge
plot verberi dhe ankth drejt mrekullise
e une e di qe jam i padukshem dhe i ndalur.
Si nje femije qe ka rene ne gjume ne terror
ne degjim te fillit te rende te zemres
ngadale ngadale deri sa mengjesi ve ne brave rrezet e tij
dhe dyert e erresires hap.
GUREumlT
Guret degjoj qe hidhen
dhe bien te kthjellet si qelq mespermes viteve. Atje ne lugine
te gjithe veprimet e paqarta te castit
fluturojne te ndera nga
nje maje peme te nje maje peme te bera heshtje
ne nje ajer me te rreshkur se i sotmi rreshqasin
si nje dallendyshe nga nje maje kodre
te nje maje kodre deri sa
te kene arritur ne pllajen me te afert
ne kufirin e te qenurit. Atje gjithe
bemat tona rrezohen
te kthjelleta si qelq
me te gjithe pjesen tone te sotme qe bie
qe te perjashtoje veten.
KAPRICIO
Po ngryset ne Huelva palma ngjyre bloze
dhe fishkellima trenash qe tromaksin
lakuriqet boje argjendi te nates.
Rruget mbushen me njerez.
Nje grua qe shtyhet mes turmes le rendesiren
e drites se fundit te dites mbi peshoren e saj te syve.
Dritaret e zyrave kane mbetur te hapura. Ju mund te degjoni ende
si i bien te tronditshme ecja e kalit.
Kali i vjeter me kapister te ndere mbi jele.
Deri ne mesnate nuk gjen ndonje rruge te zbrazet.
Me ne fund ne te gjithat zyrat vjen bulja.
Siper ne hapesire
trokon heshtur shndritshem dhe zi
i padukshem dhe pa u sulur
me kaloresin e tij te rrezuar qyshkur
nje konstelacion i ri qe une e quaj kali.
KONTEKST
Shih pemen e hirte. Qielli ka vrapuar
deri ne fibrat qe zbresin nen toke
vetem nje re e rrudhur largohet
e pathithur prej dheut. Hapesira e vjedhur
eshte mbledhur si gershet i pleksur
me gjelberimin.- Nje cast i menjehershem
lirie lind brenda nesh dhe merr rruge
qe nga pjesa jone e gjakut per me tutje.
MEDITIM I SHQETEumlSUAR
Shtrengata shtyn krahet e mullirit egersisht perqark
erresires se nates ku nuk bluhet gje. Ti
je duke qendruar nga e njejta ligjesi.
Barku i hirte i peshkaqenit eshte llamba jote e zbehte.
Kujtime pa asnje forme zhyten drejt thellesive te detit
dhe ngrijne atje si kolona te cuditshme.- E blerte
prej algash eshte paterica jote. Nje burre
i perbere prej detrash vjen i ngurtesuar.
THELLEuml NEuml EVROPEuml
Nje trup i erret dhe rrjedhes mes dy portikesh limani
Mbi shtratin e hotelit ka rene mes qytetit qe po zgjohet perqark.
Alarmi i heshtur dhe ndricimi gri
te ngre ngadale neper shkallet e mengjesit.
Horizont i pafund. Duan te thone dicka te vdekurit.
Tym duhani leshojne ende por per te ngrene shane fryme smarrin
por ende kane ze.
Nxitoj ne rruge si njeri prej tyre
E rende si hena katedralja e zeze ben batice dhe rrjedhe.
MBRETEumlRIA E PASIGURISEuml
Shefja e zyres i meshon trupit te shenoje me kryq
dhe vathi i saj luhatet si lavjerres.
Me flatra fluture fare te padukshme
...leviz demoni se bashke me gazeten qe hapet.
Nje helmete e mbajtur prej askujt ka marre pushtetin.
Breshka leviz e levizshme poshte ujit.