E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria dashurore

Kemi lindur per dashurine dhe vetem me anen e saj njohim njeri-tjetrin. Kemi nevoje per dashurine si lulja qe ka nevoje per diell. William Platt

Te mos ju genjeje titulli i sotme. Do te bej fjale per FAMILJEN ashtu sic paraqitet brenda ne perpjekjen moderniste te shoqerise sone dhe ashtu sic e do Neo-Shqiptarisma.

Nuk shkruaj studime. Jap semplerisht disa Formula qe permbajne vijat e pergjitheshme te mendimevet te mia - mendime te derdhura brenda ne kallepe te ngushta. Per kete nuk me intereson ketu as zhvillimi historik e filosofik i Familjes pergjithrisht as influencat e saj positive ose negative mbi qyteterimet e vjetera as edhe levizja e sotme kryengritese kunder institucioneve shoqerore levizje e cila passi siguroi kaq lirira politike e shoqerore ne favor te gravet ne Evrope e ne Amerike sot perpiqet te arrije edhe Lirine Seksuale te botes se bukur. Tendenca narcistike e Qyteterimit Europeo-Amerikan ndofta nje dite do ta shuaje krejt institusionin monogamik te shoqerise se sotme ti jape gruas ato te drejta dashurore qe ka edhe burri te legjitimoje produktet e memavet te pamartuara djemt e dashurise dhe te defrimit. Libra e fameshme e gjykatesit amerikan te degjuar Ben Lindsey mbi Kryengritjen e djalerise moderne eshte libra me e goditur e epokes. Anetaret e compagnonate marriage domethene e Marteses miqesore shtohen dita me dite. Qyteterimi Europeo-Amerikan shtroi nene bisedim vleren e formes se sotme se marteses dhe eshte e vertete se ata qe dyshojne nuk jane te paktehellip

Po te gjitha keto jane hypotheza deshira dhe perpjekje te nje bote Qyteterimi partikolarist i se ciles ka nje te shkuar te pakten dhjete shekujsh. Pastaj kete pike e kam theksuar shume here Intelektualet tone duhet qe mendimet dhe veshtrimet e tyre shoqerore ti puthitin sa te jete e mundur me shume ne sheshin e Socialitetit te popullit tone. Tendencat e perparuara dhe ekstremiste te Europeo-Amerikanismes jane shume te renda per supet tona. Ne kemi te tjera kujdesje te tjera detyra. Sot-per-sot le te punojme kopshtin tone. Sjemi akoma te pregatitur qe te zeme as vendin me te vogel brenda ne Pallatet e mendimit shoqeror...

Pergjegjesia realiste e peripetise sone historike domethene pamundesia qe nuk patem dot nje Shtet te vertete me vethe dhe te vazhduar ne as nonje periode te se shkuares sone kombetare rrjeth kryesisht nga te shterpuarit e shpirtit tone shoqeror nga anarkia dhe panjoftesia shoqerore e cila me teper nga cdo gje tjeter demtoi dhe prishi Institutin Familjar. Ne kete skane faj as vazhdimi historik i shkeljevet te huaja influencat fataliste te Dogmatismes pseudo-Islamike. Burimi i se keqes eshte shume me thelle. Ne vend qe te hedhim syte tona nga jashte me shpresen dhe ngushellimin se vetem atje do te sbulojme shkaket e se keqes eshte me mire te hedhim syte ne vetehen tone brenda nesh brenda ne Unen tone shoqerore...

Shkaku i pare i anarkis sone Familjare eshte forma e jetes qe ka rojtur populli yne shekuj me radhe domethene shume perpara jo vetem te sundimit turk po edhe perpara sundimit romak-byzantin. Dhe eshte nje rjedhje natyrale e konditavet sociologjike dhe psykologjike te kesaj jete e cila e cveshi krejt entitetin tone shoqerore nga cdo gjurme Ideologjie shokerore. Nuk duhet te harrojme kurre se jemi sterniperit e nje populli miku i vetem edhe armiku i vetem i te cilit ka qene shekuj me radhe dyfeku qe mbante ne krah. Kjo eshte arsyeja per te cilen me gjithe egoismen tone karakteristike dhe me gjithe Heroismen tone ulem koken perpara forces se zaptonjesvet. Jo vetem ulem koken po edhe u sherbyem interesavet te tyre me gjakun tone. Kjo prape eshte arsyeja - dhe eshte nje gje shume karakteristike nga pikepamja e psykologjise shoqerore - per te cilen nje nga Intelektualet tone qe ze nje vend te shkelqyer ne Historine e Leteratures se nje popullit te huaj dhe zaptonjes shkruan se perioda me e pasur dhe me e lumtur e Historise sone ka qene pikerisht perioda e hidhur dhe e erret e roberimit tone nga Turqit. Dhe kjo me qene se ne ate epoke stergjysherit tone te gjore perpiqeshin me zemer trime ne vijat e luftes se zaptonjesit po nje dite ktheheshin ne vateren aterore te shkretuar te ngarkuar me flori boll me placka te shumta dhe me kuaj te bukur te fushavet te largme te Arabise Misirit dhe Hungarise...

Po paraja dyfeku kuajt e bukur dhe gjithe epopeja e plackavet me se u shperblyen U shperblyen me sakrificen dhe perbuzjen e atdheut te familjes dhe te Djalit. Kjo sakrifice ky harim jane pamja e sberthimit te njezet shekujve shqiptare...

Te gjitha anet e kalives sone shoqerore qendrojne mbi themele te kalbura. Mbi kete prishje eshte e pamundur te ngrihet nje godine e re. Per kete detyra kryesore e brezit tone eshte qe te hedhim themele te ra te forta per nje shoqeri te re. Gjith perpjekja jone qyteteronjese nuk mundet vec se te kete per qellim puthitjen systematike te dispozitavet dhe energjirat kombetare me nevojat e realitetit te sotme dhe me kerkimet e Qyteterimit tone te neserme.

Kemi nevoje per nje baze per Korporaten tone Shoqerore te re. Kemi nevoje per nje Familje shqipetare nacionaliste. Vetem kjo eshte e zonja te krijoje nje karakter moral te ri dhe te na fale nje forme te re jete. Djaleria Neo-Shqiptare do te hidhet ne fushen e luftes shoqerore me bindjen e patundur se vetem ahere do te triumfojne Idealet e saj kur do te vije ajo dite e madhe dita e Shqiperise se Re ne te cilen nuk do te kete me as nje pengim jo vetem legjislatif po edhe preventif qe te bashkojne zemrat e tyre Djemte dhe Vajzat te atdheut shqipetar pa ndryshim dipendence fetar. Domethene kerkojme edhe ne nje fare Liri Dashurore. Po me ndryshimin qe kur po bota e industrializuare ka kryesisht per qellim reformen e tipit Romak te Familjes ne perkundrazi duan te krijojme nje vatre familjare te typit Romak vatre e cila do te cduke per here edhe gjurmat e fundit te influencave fetare te huaja do te mare vesh shpirtrat e popullit tone do ta nacionalizoje shtepine tone do ta shqiptaresoje Shqiperine tone. Ketej e tutje fillon ruga e emancipimit te Shqipetares...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›