Halimi: Gjyqësori të mos përdorët për kreditë politike, i pavarur nga qeveria
Tiranë- Qeveria ka për detyrë të hartojë ligje, të ndërtojë godina, kushte të mira, tu rrite rrogën, ti monitorojë dhe ti çoje për ndërshkim. Ka për detyrë të kujdeset që ata të kenë formimin e duhur. Por ligjet e gjyqësorit duhet të miratohen me pëlqimin e palëve politike dhe ju jeni dëshmimtarë të vështirësive që hasim për miratimin e tyre. Sistemi gjyqësor nuk mund të përdoret për kreditë politike. As duke sharrë, fyer dhe dhunuar integritetin e gjyqtarëve. Kjo nuk është rruga e duhur, ai nuk është fija e barit për politikanë të dështuar që mbyten. Sistemi duhet të përmirësohet dhe sulmi nuk është rruga e duhur-u shpreh sot Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi duke thënë se drejtimi i duhur është ai i reformave për një gjyqësor të pavarur.
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi tha se do të ndëhskohen të gjithë ata aktorë të sistemit të drejtësisë që janë devijantë të ligjit.
Për të arritur këtë duhet që ne të bëjmë përpjekje që të kemi aktorë, gjyqtarë, avokatë, sa më profesionistë. E nëse ata janë profesionistë dhe këtë e bëjnë për përfitime, atëherë rruga e vetme për ta është ndërshkimi. Pikërisht sot ne bëjmë një përpjekje që të kemi sa më shumë gjyqtarë profesionistë,-tha Halimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mbi vendimet e gjykatës më të rëndësishme, profesioniste GJEDNJ.
Shumë shpejt çdo gjyqtar i këtij vendi, çdo avokat, student, do të ketë në një portal të gjitha vendimet e kësaj gjykate, për çështje që shqetësojnë Shqiperinë por dhe ballkanin perëndimor, të gjitha në gjuhën shqipe, të gjitha në format elektronik,-tha Halimi.