Berisha: PS-ja kërcënon arsimtarët. Rama: Mësuesit në rresht në mitingje
Peshkopi/Tiranë- Kryeministri Sali Berisha gjatë inagurimit të shkollës së mesme në Peshkopi Said Najdeni ka akuzuar shefin e opozitës Rama se po u bën presion mësuesve dhe drejtorëve të shkollave.
Berisha tha se mësuesit nuk duhet të kenë frikë të shprehin bindjet e tyre politike e të mbështesin forcën politike që besojnë.
I shkatërruar nervash ka marrë në telefon drejtoreshën e një shkolle, gjimnazi në Tiranë me kërcënime absurde. Mësues jeni të lirë të propogandoni, mbroni e të besoni e të mbështesni partinë që besoni. Ju nuk jeni qenie laboratori, por qenie shoqerore politike. Ska asnjë njeri që tju kufizojë. Ta marrë mësuesen në telefon e të kërkojë të falur. Të heqë dorë nga kërcënime të tilla. Disfata të pret se je mësuar se atë e meriton. Trego respekt për shkollën, arsimin,-tha Berisha duke premtuar se nëse i besohet një mandat i tretë qeverisës do të vazhdojë më projektet e mëdha.
Rikonstruksioni i gjimnazit kapi vlerën e 160 milionë lekëve.
Ndërkohë në një takim me qytetarët Rrashbullit në Durrës, Edi Rama tha se Berisha po nxjerr me detyrim mësues e administratë në mitingjet e tij elektorale.
Është kulmi, të mos marrin pjesë në aktivitetet e opozitës për të folur. Edhe liria ka filluar të kthehet në privilegj të rrezikshëm kur e jep vetë. Kulmi. Si mund të jetë që shkojnë me frikë në shkollë. Që merren në rresht që çohen në mitingjet e pushtetit. Të heq ty me gjithë familje nëse nuk takon për ta ti mbështesës ose shkon të flasësh në mitingjet e opzoëts. Kjo është ulje,-tha Rama.