Topi: Ngjarja në Dibër, përgjegjësi e të gjithëve

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka reaguar sot për ngjarjen në Maqellarë të Dibrës, ku dy motra kanë jetuar të lidhura me zinxhirë për më shumë se 20 vite.Kreu i shteti thotë se kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe e presidentit. "Situata në Maqellarë është dramtike. Kjo është një histori e pa pranueshme dhe e pa pëlqyeshme. Ngjarja në Maqellarë është përgjegjësi e të gjithëve. Është përgjegjësi e qeverisë dhe e presidentit. Dimensioni i gruas të dalë përtej Tiranës dhe në çdo cep të vendit", theksoi presidenti Topi gjatë një takimi për fuqizimin e rolit të grave.