E Diel, 1 Nëntor 2026

Minxhozi: Qeveria harroi banorët e goditur nga tërmeti

“Mbi 1000 banorë vazhdojnë të mbeten pa strehë, duke kaluar vjeshtën dhe me sa duket edhe dimrin jashtë në njërën prej zonave më të ftohta të Shqipërisë”, theksoi Minxhozi.

 Sipas tij, trajtimin që qeveria aktuale i ka bërë tërmetit, është një shembull i qartë i papërgjegjshmërisë. “Deri tani asnjë nga shtëpiat e dëmtuara rëndë nuk është riparuar, ndërkohë që ka patur një diskriminim në shpërndarjen e fondeve për riparimin e shtëpive të dëmtuara. Një pjesë e tyre kanë marrë vetëm paratë e gëlqeres për lyerjen e shtëpiave, sepse është paradoksale që të mendosh që një shtëpi mund të riparohet me 5 mijë lekë të reja”, vijoi Minxhozi.

Ai shtoi se rreth 20 % e të dëmtuarve nuk kanë marrë ende asnjë qindarkë nga shteti.“Partia Socialiste dënon me forcë këtë trajtim shpërfillës që qeveria i ka bërë kësaj drame të rëndë për verilindjen, zonën më të varfër të Shqipërisë. Ajo ngre sot zërin me forcë, në mbështetje të kërkesave minimale, mëse të realizueshme që kanë banorët, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik për vonesën e pafalshme për normalizimin e jetës në këtë zonë”, përfundon deklarata.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›