E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji i pronave, Balla: Berisha të zbardhë përfituesit

Me anë të një konference shtypi, deputeti Taulant Balla ka kërkuar që Berisha të zbardhë publikisht autorësinë, kush janë përfituesit apo kush favorizohen nga ky ligj.

 “Ne kemi dyshimet tona që ky projektligj bëhet në favor të interesave familjare të tij dhe të ministrave të oborrit. Ne kërkojmë që deri ditën e nesërme, Qeveria të publikojë listën e familjarëve dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë që përfitojnë nga ky ligj i posaçëm që privatizon përfundimisht bregdetin shqiptar”, theksoi Balla.

Ai i ka vënë kushte Berishës që të zbardhë se kush janë përfituesit familjarë dhe qeveritarë të këtij ligji. Në të kundërt, Balla ka paralajmëruar se do të jetë ai që do të zbardhë para qytetarëve shqiptarë kush janë interesat që qëndrojnë pas këtij projektligji.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›