E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Pagën e 13-të e jep ligji. Berisha smban premtimet

bamir-topiTiranë- Kryetari i FRD-së Bamir Topi i ka zhvendosur takimet elektorale në kryeqytet në një takim me banroët e njësisë nr. 2 dhe nr. 8. Në fjalën e tij, Topi akuzoi dy forcat e mëdha politike që ai i quan parti të vjetra, se kanë harruar sipas tij, dy momente të errëta ne këto 8 vite: Kaq shpejt u harrua Gërdeci dhe 21 Janari, e ka harruar edhe opozita, dhe askush nuk merret me ata të mjerë që u vranë e plagosën tha Topi.

Ndërsa për premtimin e pagës së 13-të të kryeministrit tha: Ai premton pagën e 13 por ajo ekziston me ligj, e nuk realizohet, ai thotë se do japë pronat, por qytetarët kanë 23 vjet që nuk po i marrin.

Ai tha se FRD-ja synon një pushtet që nuk do ta vërë në funksion të karrierave te individëve të veçantë, por në shërbim të qytetarëve.

Kurse sa i takon ngjarjes në Roskovec me kandidatin e FRD, Topi deklaroi se askush nga partia qeverisëse nuk u distancua nga ky akt.

Kryetari i FRD-së i bëri thirrje qytetarëve të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e votës, ndërsa i ftoi sinqerisht të bëhen promotorë të një mesazhi pozitiv për të ardhmen duke zgjedhur në 23 qershor në kutinë e votimit numrin 66.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›