Valentina Leskaj, takime më studentë dhe banorë të fshatrave Panaja e Alikokë
Vlorë- Liberalizimi i shkollës së lartë, ka bërë që gjithkush mund të jetë sot një student e që do të thotë se gjithkush mund të diplomohet. Por cila është e ardhmja? A kanë sot këta të rinjë një perspektive për një vend pune pasi të diplomohen? Për këto dhe të tjera probleme, dhjetra studentë të Universitetit të Vlorës, të cilët janë zgjedhës pranë AZA 81 dhe 82 në këtë qark, zhvilluan një bashkëbisedim me kandidaten për deputete në këtë qark zonjën Valentina Leskaj.
Ata kërkuan më shumë qartësi lidhur me sistemin e diplomave. Gjithashtu, zonja Leskaj zhvilloi takime edhe banorët e fshatit Alikokë dhe gratë e fshatit Panaja.
“Në Panaja, ishte një takim i vecantë një takim me gratë, të cilat si në çdo fshat tjetër bëjnë punët më të rënda, mbajnë barrën e shtëpisë. Varfëria ka prodhuar edhe një problem të madh social, dhunën në familje. Nuk është vetëm një cështje ligjore dhe nuk zgjidhet vetëm me futjen e burrave të dhunshëm në burg. Kjo plagë e madhe nuk ka marrë asnjë vëmendje nga shteti deri tani. Eshtë shumë e rëndë, pasi në fshatra gratë e dhunuara nuk denoncojnë, nuk ka linja telefoni pranë OJQ-ve Ja pse duhet të ndalojmë seriozisht tek këto probleme kur të vijmë në pushtet- deklaroi Leskaj. Në Alikoke të rinjtë kërkojnë mundësi punësimi, por janë pa formime profesionale, pasi nuk ka patur asnjëherë politika arsimimi dhe orientimi sipas tregut të punës. Por të gjithë sëbashku kanë edhe një hall tjetër: Druajnë se do të vjedhin votën. Një vjedhje nga e cila burojnë të gjitha të këqijat e tjera. Ja pse duhet të votojmë masivisht kundër qeverisë dhe të rujamë votën theksoi Leskaj pas takimeve në këto komuna.
Leskaj takim me gratë në fshatin Panaj
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 9