E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Taksa progresive do falimentonte bizneset

12-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha zhvilloi dje një bashkëbisedim me banorë të Ishmit, Durrës, mbi programin për punësimin, turizmin dhe bujqësinë. Kryeministri: “Mbështetja e fuqishme ndaj bizneseve mbetet politikë konstante e qeverisë”

Kryeministri Sali Berisha premtoi se PD do të bëjë gjithçka, do të përpiqemi për një klimë sa më miqësore ndaj biznesit, lirinë ekonomike më të madhe të mundshme ndaj tij.       Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës të Tiranës, Berisha e konsideroi biznesin si gjeneratorin kryesor të vendeve të punës, mirëqenies dhe zhvillimit. “Në këtë drejtim, pak vite më parë vendosëm taksën e ulët të sheshtë, tatimi për të ardhurat personale zbriti nga 25 në 10 %, zbritëm për sipërmarrësit sigurimet shoqërore me qëllim të ulim koston e punës dhe t’i japim mundësi krijimit të vendeve të punës”, tha Berisha, duke theksuar se kjo reformë fiskale u shoqërua me rritje të investimeve. Kryeministri Berisha u ndal dhe heqja e çdo lloj tarife doganore apo takse për makineritë, materialet dhe çdo gjë që përdoret për prodhim për bizneset. “Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit, mbështetja e fuqishme ndaj bizneseve mbetet politikë konstante”, nënvizoi më tej Berisha. Duke siguruar se do të bëhet gjithçka për të ndërmarrë çdo akt për rritjen e investimeve të huaja gjatë 4 viteve të ardhshme, kryeministri u shpreh se “zhvillimet janë pozitive për gazsjellësin TAP, që kalon në territorin shqiptar drejt Italisë”. “Ky përbën një investim gjigant dhe jep mundësi të gazifikojë Shqipërinë, jep mundësinë e përdorimit të gazit për qëllime familjare dhe industriale. Por, janë dhe një sërë projektesh të mëdha”. Berisha vlerësoi më tej “punësimin e qytetarëve si qëllim më madhor, ndërsa rritjen e rrogave qëllimin e dytë për mirëqenien e tyre”. Duke u ndalur tek taksa progresive e propozuar nga Partia Socialiste, Berisha tha se “kjo taksë do të thotë më pak para për investitorin, kompaninë, pamundësi të rritjeve të pagave, krijimit të vendeve të punës”. “Një nga arsyet që investitorët vijnë janë taksat e ulëta dhe këtë e shprehin kudo. Dua t’i sigurosh partnerët italianë dhe nga gjithë bota se shqiptarët me votën e tyre do të mbrojnë sistemin e krijimit të vendeve të punës, mbështetjes së biznesit, kjo nuk është vetëm në industrinë fason, por kudo”, tha Berisha duke iu përgjigjur pyetjes së një sipërmarrësi të pranishëm në bashkëbisedim.
Rama ide arkaike, mendon se 5% e shqiptarëve do mbajnë në supe Shqipërinë/Gjithashtu, kryeministri Berisha ka zhvilluar pasditen e djeshme një bashkëbisedim me sipërmarrës në Kombinat. Projektet e reja të qeverisë, investimet në biznes por edhe hapja e vendeve të reja të punës ishin temat për të cilat u bashkëbisedua në këtë takim. Përpara këtyre sipërmarrësve kreu i qeverisë sulmoi taksën e sheshtë dhe idenë e kryesocialistit Rama për uljen e taksave për 95% të shqiptarëve. Sipas tij, të mendosh që 5% e shqiptarëve do mbajnë në supe Shqipërinë është një ide arkaike. “Qëllimi ynë më madhor është punësimi dhe e dyta rritja e rrogave dhe pensioneve. Dy modele po përballen, ai i taksës së ulët me atë të lartë, progresive. Kjo progresive do të thotë para më pak për investitorin, kompaninë, do të thotë pamundësi për rritje pagash dhe rritje vendesh pune. Përpjekja për të rritur taksat rrënon ekonominë shqiptare. Të mendosh që 5% e shqiptarëve do mbajnë Shqipërinë mbi supe është ide arkaike”- tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›