Topi: Partitë e vjetra e kanë konsumuar të gjithë arsenalin e gënjeshtrave
TIRANE- I shoqëruar nga kandidatët për deputetë të FRD për qarkun e Tiranës, kryetari Topi zhvilloi një takim me banorë të Zall Herrit. Ai u ndal në gjendjen në të cilën qeveria dhe keq menaxhimi i saj e kanë lënë këtë zonë. “Atë që ja ka dhënë natyra kësaj zone ja ka hequr politika. tha z.Topi duke shtuar se ndër vite politika e mbrapshtë e ka lënë Zall Herrin si apendiks të kryeqytetit. Në periferi, për shkak të menaxhimit të gabuar disa zona kanë patur një zhvillim shumë të madh ndërsa të tjera kanë mbetur si geto. Shumë nga këto probleme lidhen drejtëpërdrejtë me paaftësinë e politikës për ti drejtuar këto zona drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.”
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet z. Topi nuk mund të mos ndalej edhe tek proçesi i votimit: “Cdo votë juaja duhet të kthehet në një mandat për të siguruar një përfaqësim dinjitoz. Është e nevojshme që pas 22 vitesh çdokush nga ne të bejë një analizë dhe të vlerësoje se ku jemi e ku duhej të ishim dhe të mos votojmë qorrazi. Cdo gjë varet nga ju dhe nga vetëm ju! Po të organizoheni askush nuk mund të tallet me ju, as politikanët që me flamujt e shumtë kanë errësuar qiellin dhe mendojnë se falë tyre mund të çimentojnë pushtetin që kanë.” tha z. Topi përpara banorëve të Zall-Herrit.
Fjalimin e përshendeti edhe kandidati për deputeti i zonës, Kujtim Shera, i cili tha se kjo zonë është lënë pas dore si nga e majta dhe
nga e djathta prandaj tashmë ka ardhur koha që qytetarët ti ndëshkojnë të dyja me votën e tyre për alternativën politike më të ndershme FRD.
(m.a/BalkanWeb)