E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Pavaresia e Kosoves ka sjelle stabilitet

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka deklaruar ne samitin e krereve te shteteve dhe qeverive te OSBE-se qe zhvillohet ne Astana te Kazakistanit se pavaresia e Kosoves ka sjell paqe dhe stabilitet ne rajon.

Ai theksoi se Shqiperia mbeshtet dialogun Kosove-Serbi si dy shtete te pavarura dhe sovrane per ceshtje teknike me interes te perbashket.

Fale zhvillimeve te viteve te fundit Ballkani Perendimor po perjeton nje periudhe paqeje stabiliteti e progresi te gjithanshem. Pavaresia e Kosoves e deklaruar ne pajtueshmeri te plote me te drejten nderkombetare ka dhene nje kontribut te vyer ne stabilizimin e rajonit tone. Ky shtet i ri perben tashme nje realitet qe ka marre drejtimin e duhur e po konsolidohet dita-dites kah te ardhmes evropiane dhe euro-atlantike. Klima paqesore e ndikimi pozitiv ne marredheniet nderetnike qe ka krijuar pavaresia e saj duke percuar impakt te drejtperdrejte ne paqen e stabilitetin e rajonit tone perbejne nje fakt konkret dhe real eshte shprehur Topi.

Shqiperia mbeshtet dialogun e drejtperdrejte Kosove-Serbi si dy shtete te pavarura dhe sovrane per ceshtje teknike me interes te perbashket nje dialog qe duhet te udhehiqet nga parimet e Dekalogut te Aktit Final te Helsinkit vecanerisht te respektimit te integritetit territorial e sovranitetit dhe fqinjesise se mire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›