Pacientet me HIV/AIDS Vuajme per ilace

Projekti i cili u siguronte pacienteve me HIV/AIDS barnat ARV ne fund te muajit dhjetor mbyllet e keshtu Ministrise se Shendetesise dhe qeverise bashke u duhet te gjejne nje zgjidhje.
Problemin e ka bere publik Shoqata e Mbrojtjes se Pacienteve me HIV/AIDS.
Sipas kryetares se kesaj shoqate Komisioni i Shendetesise duhet te marre masa per te siguruar zbatimin e ligjit aktual duke e konsideruar nje mekanizem mbrojtes ndihme kujdesi e mbeshtetjeje per permiresimin e jetes se personave qe jetojne me HIV.
Shendetesia duhet te siguroje vazhdimesine e trajtimit me medikamente ARV dhe permiresimin e skemes se mjekimit si dhe hartimin e nje plani financiar per mbulimin dhe rimbursimin e medikamenteve per infeksionet oportuniste si dhe nje mekanizem monitorimi per shperndarjen e tyre.
Dje ne Diten Nderkombetare kunder HIV/AIDS mjeket e Institutit te Shendetit Publik kane saktesuar se gjate ketij viti jane identifikuar 41 raste te reja nga te cilet vetem tre kane kryer analizat me iniciativen e tyre.
Kete vit 34 per qind e rasteve te reja kane qene femra te infektuara shifer qe eshte me e larte se sa mesatarja. Ne total mbetemi ne shifra te uleta te testit vullnetar - tha specialistja e Institutit te Shendetit Publik Marjeta Dervishi.
Sot ne vendin tone rreth 34 e rasteve te reja jane femra ndersa 21 jane femije 16 prej te cileve e kane marre virusin nga nenat.
Vetem 75 e rasteve jane zbuluar nga testimet vullnetare nderkohe qe 53 e rasteve tashme jane ne stadin e AIDS-it.
Pothuajse 3 dekada qe nga fillimi i epidemise te dhenat tregojne se epidemia e AIDS-it eshte frenuar dhe po ndryshon kursin e saj. 65 e rasteve i perkasin grupmoshes 25-45 vjec e cilesuar grupmoshe seksualisht aktive.