Rregullat e reja per ndryshimin e shkolles

Kjo do te thote qe procedurat periudha dhe modalitetet e transferimit te nxenesve ne shkollat e arsimit parauniversitar ne Shqiperi do te pesojne ndryshime.
Nxenesit qe mbarojne klasen e 10 dhe te 11 ne shkollat profesionale me strukturen 3-vjecare ose 3-2-vjecare nivelin e pare dhe te dyte te struktures 2-1-1 dhe nivelin e pare te struktures 2-2 mund te vazhdojne studimet ne gjimnazet me kohe te plote.
Por per te kaluar ne kete faze ata duhet te plotesojne planin mesimor te gjimnazit duke u testuar ne jo me shume se 6 lende qe do te percaktohen nga Ministria e Arsimit ne menyre te njejte per secilin prej ketyre institucioneve.
Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit nxenesit te cilet kane perfunduar arsimin e mesem trevjecar ne shkollat profesionale mund te regjistrohen ne klasen pasardhese te shkolles se mesme me kohe te shkurtuar. Ne kete rast keta nxenes jane te detyruar te bejne njevlershmerine e planit mesimor te kryer ne shkollen e tyre me planin mesimor te shkolles se mesme me kohe te shkurtuar.
E kunderta ndodh me te rinjte qe duan te regjistrohen ne te njejtin vit. Nje levizje ne vend si kjo e fundit do te behej vetem ne ato raste kur nxenesi ka me shume se 6 lende per te ekuivalentuar. Per nxenesit e gjimnazit transferimet behen ne fillim te semestrit te dyte dhe ne fillim te vitit shkollor.
Kur nje nxenes transferohet nga nje gjimnaz ne nje tjeter plani mesimor qe ai ka zhvilluar duhet te perputhet me shkollen pritese. Ne rastin kur shkolla pritese nuk siguron vazhdimesine e lendeve me zgjedhje dhe moduleve kurrikulare te nxenesit qe kerkon te transferohet atehere transferimi behet vetem ne perfundim te vitit shkollor sqarohet ne udhezim.
Transferimi i nxenesit nga nje shkolle e mesme profesionale ose e pergjithshme ne nje shkolle tjeter te te njejtit profil ose te profileve te ndryshme behet me kerkese te prindit ose te kujdestarit te nxenesit dhe me miratim te drejtorive arsimore rajonale ose zyrave arsimore.