E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Politika shqiptare ne beteja te pasuksesshme mediatike

Keqardhja dhe zhgenjimi shoqeroi qytetaret e vendit tone te cilet besuan se 28 qershori i vitit 2009 do ti jepte fund pervojes negative te betejes politike te tejzgjatur mbi fitimtaret apo humbesit duke marre persiper pergjegjesite politike te rotacionit te qeverisjes dhe te opozites. Kete konstatim evidentoi dje kryetari i shtetit ne nje mesazh drejtuar kombit me rastin e fillimit te sesionit te ri te Legjislatures se 18-te te Kuvendit te Shqiperise. Topi theksoi se kete keqardhje e perjetonte dhe vete ndersa shtoi se e njejta gje ka kapluar dhe nderkombetaret. Topi u perpoq shume te ruante ekuilibrin si president mbi partite duke fajesuar per ngercin politik ende pa zgjidhje te gjithe klasen politike shqiptare dhe ne kete pike nuk u kursye aspak. Ai kritikoi sidomos ate qe e cilesoi pamundesi e politikes shqiptare per te krijuar nje marreveshje te gjere politike mbi ceshtjet jetike dhe problemet te cilat kapercejne kufirin e interesave te ngushta ato partiake e te pushtetit. E njekohesisht akuzoi politikanet e mazhorances dhe opozites se ajo qe po bejne aktualisht nuk eshte as me shume e as me pak vecse humbje kohe jashtezakonisht te cmuar me beteja te pasuksesshme mediatike.
Ne vijim z.Topi kujton faktin se sot ne ndodhemi me afer Bashkimin Evropian se asnjehere tjeter ne vigjilje te reformes se rendesishme por te merituar te liberalizimit te vizave Shengen. Por paralajmeron se hapat e metejshem te Shqiperise drejt Bashkimin Evropian varen shume nga reformat per nje demokraci funksionale per nje shtet te se drejtes dhe drejtesi te shtetit per nje pushtet gjyqesor te pavarur nga politika dhe teresisht profesional e per nje drejtesi te qytetareve dhe jo te shtetareve.
Gjithsesi z.Topi theksoi shpresen se konsensusi do te vije jo vetem per te tejkaluar debatin politik mbi transparencen apo kushtetutshmerine e zgjedhjeve te fundit politike dhe mbi percaktimin e numrit te perfaqesuesve politike ne komisionet zonale zgjedhore apo komisionin qendror te zgjedhjeve por sidomos per te gjetur ate mekanizem magjik te kontrollit e te numerimit te pakundershtueshem te votes se hedhur nga qytetaret tane dhe vendosjen e besimin reciprok se vota do te mbetet e paprekur pavaresisht ngjyrimit politik te saj.
Ne te njejten kohe Topi paralajmeron se mungesa e konsensusit politik dhe betejat politike siperfaqesore e te paprincipta kane nje cmim shume te larte te kohes se humbur ne reforma dhe ne integrim. Kurse kujton edhe se organizimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale do te jene deshmia e seriozitetit te pergatitjes zgjedhore dhe infrastrukturore sipas standardeve te kerkuara nga qytetaret shqiptare nga Bashkimi Evropian dhe prova e maturise politike perballe interesave kombetare.

Me poshte vijon mesazhi i plote i Presidentit me rastin e fillimit te sesionit te ri te Legjislatures se XVIII-te te Kuvendit te Shqiperise

Te nderuar deputete te Kuvendit te Shqiperise
Eshte kenaqesi per mua tju drejtohem me rastin e fillimit te sesionit te ri te Legjislatures se XVIII-te te Kuvendit te Shqiperise per rolin e rendesishem te Kuvendit ne perballjen me sfidat qe ka vendi dhe qytetaret tane ne keto caste jetike per te ardhmen. Por qe te ndertojme te ardhmen me mire eshte detyrim te analizojme te kaluaren. E verteta mbi te kaluaren qarteson natyrshem edhe te tashmen. Nje ndjenje keqardhjeje dhe zhgenjyese me shoqeroi gjate gjithe sesionit te pare te kesaj legjislature por edhe nje shprese se debati politik ne Shqiperi do te rikthente demokracine parlamentare pothuajse te munguar gjate nje viti duke provuar se ajo mbetet akoma shume e brishte ndonese po i afrohemi dy dekadave te pluralizmit politik.
Keqardhja dhe zhgenjimi shoqeroi edhe qytetaret e vendit tone te cilet besuan se 28 qershori i vitit 2009 do ti jepte fund pervojes negative te betejes politike te tejzgjatur mbi fitimtaret apo humbesit duke marre persiper pergjegjesite politike te rotacionit te qeverisjes dhe te opozites. Fatkeqesisht edhe partneret tane nderkombetare dhe institucionet politike te Evropes vazhdojne te mbeten te zhgenjyer nga pamundesia e politikes shqiptare per te krijuar nje platforme te perbashket dhe te qendrueshme politike per te gjetur nje qendrim te palekundur per te krijuar nje marreveshje te gjere politike mbi ceshtjet jetike dhe problemet te cilat kapercejne kufirin e interesave te ngushta ato partiake e te pushtetit duke humbur kohe jashtezakonisht te cmuar me beteja te pasuksesshme mediatike. Nuk eshte e rastit qe gjate nje viti nuk kemi qofte edhe nje ligj te miratuar me vote te cilesuar. Ne kuptimin substancial demokracia funksionale nenkupton nevojen e nje konsensusi bazal per te ardhmen e nje vendi demokratik. Cdo mazhorance qe vjen ne pushtet duhet te dije se nuk mund te kryeje reforma te rendesishme pa nje vote te gjere qe do te thote konsensus. Roli i Kuvendit dhe kontributi i te zgjedhurve nuk matet vetem me shpejtesine e miratimit te ligjeve dhe me numrin e shumte te tyre por edhe me menyren e miratimit dhe me cilesine e aftesine e tyre per tiu sherbyer lehtesisht qytetareve dhe vendit te ardhmes se perbashket evropiane.
Sot ne ndodhemi me afer Bashkimin Evropian se asnjehere tjeter ne vigjilje te reformes se rendesishme por te merituar te liberalizimit te vizave Shengen te gatshem per tiu pergjigjur detyrimeve tona qe rrjedhin nga ky proces i rendesishem per qytetaret tane. Gjate ketij viti ne presim mendimin e rendesishem te Komisionit mbi statusin e ardhshem politik te Shqiperise ndaj kesaj strukture. Ky cast do te kerkoje fillimin e nje angazhimi te gjithanshem te nje administrate publike te lire profesionalisht te reformuar sipas standardeve evropiane te qendrueshme larg emerimeve partiake dhe presioneve politike apo te frikesuar nga pushteti apo ndryshimi i tij.
Por hapat e metejshem te Shqiperise drejt Bashkimin Evropian varen shume nga reformat per nje demokraci funksionale per nje shtet te se drejtes dhe drejtesi te shtetit per nje pushtet gjyqesor te pavarur nga politika dhe teresisht profesional e per nje drejtesi te qytetareve dhe jo te shtetareve.
Reformat e thella politike qe domosdoshmerisht duhet te permbushen marrin jete ne Kuvend. Kuadri ligjor i miratuar deri sot eshte nje platforme e rendesishme per te cuar me tej thellesine dhe cilesine e reformave. Por jetegjatesia e nje ligji qendrueshmeria e nje reforme dhe dobishmeria e tyre kerkojne me shume se vullnetin e nje force politike. Ato kerkojne dialog politik debat te hapur publik dhe mediatik pjesemarrje te grupeve te interesit dhe te profesionisteve te fushes keshillim me aleatet tane euroatlantike dhe ne fund miratimin politik ne kuvend ose konsensusin e gjere te forcave politike. Ne nuk duhet te harrojme qe anetaresimi ne NATO na ngarkon jo vetem me pergjegjesi kombetare por edhe rajonale e globale dhe pershtatshmeria e sjelljes dhe e ligjshmerise sone me Aleancen eshte nje kusht i padiskutueshem. Une mbetem me shprese se ky konsensus do te vije jo vetem per te tejkaluar debatin politik mbi transparencen apo kushtetutshmerine e zgjedhjeve te fundit politike dhe mbi percaktimin e numrit te perfaqesuesve politike ne komisionet zonale zgjedhore apo komisionin qendror te zgjedhjeve por sidomos per te gjetur ate mekanizem magjik te kontrollit e te numerimit te pakundershtueshem te votes se hedhur nga qytetaret tane dhe vendosjen e besimin reciprok se vota do te mbetet e paprekur pavaresisht ngjyrimit politik te saj. Ai mund te prodhoje edhe ndryshime kushtetuese por te tilla qe ti rezistojne kohes dhe rotacioneve politike qellimeve afatgjata politike dhe interesit kombetar te integrimit.
Mungesa e konsensusit politik dhe betejat politike siperfaqesore e te paprincipta kane nje cmim shume te larte te kohes se humbur ne reforma dhe ne integrim. Ato demtojne kohezionin shoqeror drejt ndasive partiake dhe ndikojne drejtperdrejt ne jetesen e qytetareve dhe mireqenien e shoqerise. Organizimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale do te jene deshmia e seriozitetit te pergatitjes zgjedhore dhe infrastrukturore sipas standardeve te kerkuara nga qytetaret shqiptare nga Bashkimi Evropian dhe prova e maturise politike perballe interesave kombetare.
Te nderuar deputete
Roli juaj eshte shume i rendesishem. Duke bashkuar te gjitha energjite tuaja pozitive reformat e nisura nga nevojat e kohes te shoqerise te demokracise dhe te se ardhmes mund te realizohen me sukses duke e kthyer keshtu politiken tek qytetaret dhe besimin tek njerezit e thjeshte. Raporti midis pergjegjesise papergjegjshmerise dhe imunitetit te nje te zgjedhuri eshte tregues i pagabueshem i shkalles se pjekurise se politikes shqiptare dhe demokracise se saj. Zhveshja e te zgjedhurve nga imuniteti do te lehtesonte organet e prokurorise dhe gjyqesorin per te vepruar ligjerisht dhe ne kohe ndaj akuzave te perditshme per korrupsion e do te provonte sinqeritetin e deklaratave politike mbi pavaresine e institucioneve dhe presioneve politike mbi ato. Ne kuvend merr jete fizionomia e harmonise balances dhe respektit te pushteteve. Shkalla e demokracise varet sa nga pavaresia e ligjeruar e institucioneve si Prokuroria Sherbimi Informativ Shteteror Gjyqesori Gjykata Kushtetuese Avokati i Popullit aq edhe nga vullneti per te respektuar vendimet e ketyre institucioneve te pavarura duke i zbatuar ato si dhe nga menyra e sjelljes dhe komunikimit me keto institucione. Harmonizimi i legjislacionit me ate te vendeve demokratike kerkon angazhim serioz ne rregullimin modifikimin pershtatjen e sistemit te drejtesise dhe ne zgjidhjen e ceshtjeve te tjera po kaq te rendesishme per te ardhmen e ketij vendi. Zgjidhja e drejte e ceshtjes se prones kthimit dhe kompensimit te saj mbetet themeli i funksionimit te nje shteti ligjor guri i proves se demokracise luftes se vendosur dhe pa ngjyrime politike ndaj korrupsionit ne politike administrate e shoqeri. Ajo nuk eshte vetem nje ceshtje e te drejtave te njeriut por garanci per nje zhvillim te harmonizuar te ekonomise dhe mundesi e lehtesi per investime nga sipermarres te lire vendas dhe te huaj. Ajo eshte nje kusht per tu integruar dhe si e tille por edhe si detyrim kushtetues une besoj se ky Kuvend do te pasqyroje vullnetin konsensual per te gjetur zgjidhjen e qendrueshme dhe afatgjate.

Riorganizim administrativo-territorial

Permasat qe po merr turizmi por edhe rendesia e ruajtjes se mjedisit vemendje me e madhe per fushen e shendetit dhe te arsimit imponojne sipas z.Topi nje mbeshtetje bashkekohore ligjore me qellim permiresimin e standardit te jeteses se qytetareve perballe zhvillimeve te vrullshme dhe demografike qe qendra te vecanta urbane po perjetojne sot. Koha per politika largpamese dhe racionale kerkon vemendjen tuaj per te bere pjese te axhendes parlamentare reformen e riorganizimit administrativo-territorial e cila nepermjet nje bashkepunimi bipartizan do te transferonte ne menyre te harmonishme dhe te kontrolluar drejt pushtetit lokal sa pergjegjesite e kompetencat aq edhe burimet e financimet qe vijne nga buxheti i shtetit dhe politikat qendrore te zhvillimit - tha Presidenti. Ai pohoi se ishte shume i ndergjegjshem per veshtiresite e realizimit te plote te ketyre reformave demokratike por jam shume i angazhuar dhe i palekundur per te dhene kontributin tim maksimal ne procesin e emancipimit politik dhe demokratizimit qe kerkon vendi duke nxitur frymen e dialogut politik bashkepunimin midis partive politike si e vetmja rruge per tu shkeputur nga tranzicioni i gjate i veshtire e i lodhshem per te ndertuar te ardhmen tone euroatlantike.
Misioni
Deshiroj te rikonfirmoj se Presidenti i Republikes do te vazhdoje te permbushe misionin e tij ne respekt te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise te garantoje marredhenie korrekte institucionale me Kuvendin e Shqiperise dhe te mbroje interesat e shtetasve te ketij vendi me cilesine e Kryetarit te Shtetit dhe perfaqesuesit te unitetit te popullit. Duke ju uruar suksese dhe nje fillim te mbare mbetem me besimin se gjate ketij sesioni kuvendi do te permbushe me pergjegjesi detyrimin e tij kushtetues ligjor kombetar dhe qytetar ne sherbim te popullit shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›