E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Shteti ne dispozicion te pasurimit te familjeve politike

Deputetja e Partise Socialiste Shega Ligori doli dje para mediave per te akuzuar edhe nje here mazhorancen se po e perdor shtetin shqiptar per ta vene ate ne dispozicion te pasurimit te familjeve politike. Kapitulli i trete i korrupsionit per te cilin ju folem dje zgjerohet sot edhe me shume. Historia e Deputetes Rajmonda Bulku me koncesione hidrocentralesh rezulton te jete me e komplikuar. Arsyeja eshte e thjeshtebashkeshorti i deputetes Bulku njeherazi administrator dhe perfaqesues ligjor i firmes qe ka perfituar koncesionin per ndertimin e dy hidrocentraleve Bence dhe Tepelene eshte edhe familjar i aferm i ministrit qe ka firmosur kete koncesion ish-ministrit te ekonomise Deputetit Genc Ruli - tha Ligori duke perfshire keshtu nje minister te trete dhe nje deputete te radhes ne akuzat e perditshme per afera te dyshuara korruptive. Sipas Ligorit ajo cka te ben pershtypje ne kete afere eshte fakti se pikerisht kur afati i percaktuar per fillimin e investimeve per koncesionin ne fjale po shkonte drejt skadimit hyn ne loje zoti Fatos Pashko bashkeshort i deputetes Bulku dhe familjar i ministrit Ruli. Pikerisht ne kete moment pra kur firma e perfaqesuar nga z. Pashko behet pjese e koncesionit problemet e afateve zgjidhen si me magji. Edhe ne kete rast - tha Ligori - si ne rastin e deputetes Albana Vokshi si ne rastin e ministres Bregu shohim se si i gjithe shteti vihet ne dispozicion te pushtetit per te perfituar dhe vjedhur pasurine e shqiptareve permes nje veprimtarie qe mund te quhet me plot goje veprimtari e paster kriminale. Nderkohe QKR sipas Ligorit vazhdon te luaje rolin e saj si one-stop-shop i korrupsionit duke fshehur nga publiku dokumentet e koncesionit dhe krijimit te konsorciumit qe ka marre hidrocentralet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›