LSI Nano do te dije te beje me te miren per te majten
Konfrontimi i rikthyer brenda se majtes priret te rifaktorizoje ish-kreun socialist Fatos Nano. Ne nje konference dje per shtyp sekretari i pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama themelues i Partise Socialiste u shpreh me tone pozitive per ish-kryeministrin shqiptar duke nenvizuar ato qe ai i quajti kontribute pozitive te Nanos per te majten. Si lider historik me ate lidhje te pakontestueshme dhe shumefunksionale qe ai ka me gjithe te majten ne Shqiperi une shpresoj dhe besoj qe z. Nano do te dije te beje gjithnje me te miren e mundshme per te majten europiane shqiptare dhe per cfare ka nevoje per kontributet e tij ne te mire te tere procesit te integrimit europian te Shqiperise tha Luan Rama ne pergjigje te pyetjeve per largimin e deputetit Vangjel Tavo nga Grupi Parlamentar i PS. Ai ka mirepritur keshtu nje hyrje te re ne loje te Fatos Nanos i cili ende vijon te shihet si nje faktor me ndikim ne te majten shqiptare. Por ftesa e bere luan nje rol tjeter edhe ne drejtim te stabilitetit parlamentar te opozites. Keshtu nje rreshtim i ish-kryetarit te PS perkrah nje partie tjeter jashte asaj qe ai ka themeluar do te shenonte nje tronditje per seline roze e cila ne mos me humbje te ndjeshme ne elektoratin e vet do te humbiste nje pjese te historise por edhe sensin e iniciatives. Keshtu eshte bere aktualisht i njohur nje komunikim i panderprere mes partive politike parlamentare i cili ka sjelle edhe levizje te papritura per te cilat elementi Nano do te luante nje rol legalizues ne pikepamje te marredhenies me elektoratin socialist.