E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Politikanet po prekin interesat e qytetareve

Presidenti i Republikes Bamir Topi denoi dje aktet e dhunes te shfaqura gjate fushates elektorale ku simpatizante te forcave te ndryshme politike jane perplasur. Gjate takimit me perfaqesues te Parlamentit Rinor kreu i shtetit i kerkoi partive politike dhe mbeshtetesve te tyre qe te ruajne qetesine ne prag te dites se votimit per te garantuar sipas tij zgjedhje ne perputhje me standardet e kerkuara.

Jane te papranueshme rastet e dhunes. Dhuna nuk tregon asgje tjeter tregon vecse injorance. Kontributi ne radhe te pare per te realizuar zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte te partite. Kur politikane te vecante shkojne fusin hundet deri te interesat e sportit eshte shume e rendesishme sepse futesh ne menyre te padrejte per te prishur rregullin ne nje veprimtari qe i perket qytetarit- tha Topi.

Vetem pak dite nga data e zgjedhjeve presidenti i beri thirrje krereve te subjekteve garuese qe te injektojne tek kandidatet e tyre nje klime te qete dhe shprehu zhgenjimin per menyren e diskutimit te problematikave te zonave duke shmangur debatin publik ndermjet kandidateve. Ashpersi ne komunikim retorike te ashper e cila transmetohet tek ambienti publik ne menyre te tille qe vjen e perkthehet edhe ne momente dhune.

Pavaresisht nga votimi por ajo qe eshte shume e rendesishme dhe deshiroj ta ndaj me ju sot dhe ta percjell tek politikanet tek ata qe angazhohen drejtperdrejt me stafet e kandidateve tek vete kandidatet pavaresisht se konkurrojne per bashki apo komuna qe te injektojne nje klime te qete ne permbyllje te fushates theksoi Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›